Nesër afati i fundit, Berisha dorëzon kandidaturën për kreun e PD-së, deri më tani i vetëm në garë

Nesër afati i fundit, Berisha dorëzon kandidaturën për kreun e PD-së, deri më tani i vetëm në garë

Ish-kryeministri Sali Berisha

TIRANË- Kur na ndajnë vetëm pak orë nga përfundimi i afatit për kandidimin për kreun e ri të PD-së, i vetmi që ka dorëzuar zyrtarisht dokumentacionin është Sali Berisha, i cili e ka shprehur ambicien hapur prej muajsh.

Në këtë garë për drejtimin e PD-së me shumë mundësi do të jetë vetëm Berisha, pasi deri më tani asnjë tjetër nuk ka shprehur ambicien për tu futur në garë me ish-themeluesin e kësaj force politike.

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar Edvin Kulluri dhe anëtari i Këshillit, Fatbardh Kadilli kishin shpallur në media kandidaturën për kreun e partisë, por pak ditë më parë njoftuan tërheqjen nga gara.

Berisha u është përgjigjur sot gazetarëve, ku tha se nëse do të jetë vetëm ai në garë, më datë 22 do mbajë një referendum për nëse anëtarët e PD-së e duan si kryetar.

Afati për depozitimin e dokumenteve për kandidim skadon nesër në orën 12.00, ndërsa zgjedhjet pritet të mbahen në 22 maj.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • S’na u ndanë hallet !: 07/05/2022 06:51

    Pak kemi hallin e KANDIDATPRESIDENTIT , na dhe nashti KANDIDATKRYETARIN e FOLTORES , megjithëse shpreh bindjen se vetëm Salianji mund t’a mundë Saliun !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja