Jo vetëm Dita e Verës! Rama firmos pushim dhe 15 marsin! Administrata kthehet në punë të hënën (Vendimi)

Jo vetëm Dita e Verës! Rama firmos pushim dhe 15 marsin! Administrata kthehet në punë të hënën (Vendimi)

Kryeministri Edi Rama dhe vendimi

Dita e Verës në Shqipëri është ditë pushimi zyrtar. Por jo vetëm kaq. Kryeministri Edi Rama ka firmosur urdhrin që ditë pushimi për administratën shtetërore do të jetë edhe 15 marsi që i bie e premte. 

Duke i shtuar dhe fundjavën, të shtunën dhe të dielën, administrata i takon që të shijojë vërtet 4 ditë pushim.

“Me këtë vendim të Këshillit të Ministrave u japim mundësi të gjithë punonjësve të shtetit që nuk janë pjesë e funksioneve kritike, të marrin një ditë më shumë pushim mes Ditës së bukur të Verës dhe fundjavës që gjithësesi e kanë pushim! Gëzuar Ditën e Verës”, shkruan Rama.

Data 15 mars do të jetë pushim edhe për nxënësit e shkollave në gjithë vendin. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:33
Jo vetëm administrata, edhe shkollat pushim të premten! Mësimi nis të hënën

Pas lajmërimit të kryeministrit Edi Rama se data 15 mars (e premte) do të jetë pushim për punonjësit e administratës publike, në kuadër të Ditës së Verës, edhe Drejtoria e Arsimit Parauniversitar njoftoi që edhe shkollat do të jenë pushim në këtë datë.

“Në mbështetje të neneve 95,pika 2, dhe 100 të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave. Vendosi: Caktimin e ditës së premte, datë 15.03.2024, ditë pushimi. Njoftohen të gjitha Institucionet arsimore publike/jopublike, nxënësit dhe punonjësit arsimor në gjithë vendin” – thuhet në njoftim.

B.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje