Nesër ditë zie në Kosovë, stadiumi i Prishtinës do të mbajë emrin ‘Fadil Vokrri’

Nesër ditë zie në Kosovë, stadiumi i Prishtinës do të mbajë emrin ‘Fadil Vokrri’

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpallur ditën e diel, 10 qershor 2018, ditë zie në Kosovë, në nderim të Fadil Vokrrit, i cili sot ndërroi jetë.

Në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar, me vendim të presidentit Thaçi, nesër flamujt shtetëror do të ngrihen në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.

Presidenca e Kosovës

Ndërkohë që kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se stadiumi i Prishtinës do të mbajë emrin e Fadil Vokrrit, kreut të FFK-së që ndërroi jetë sot në moshën 57-vjeçare.

Një jetë plotë suksese, e duke pritur sukseset e radhës së ngritjes së përfaqësueses së Kosovës. Vështirë i zëvendësueshëm në çdo pozicion që luajti e që mbajti. I respektuar në çdo vend që jetoi. Lajm i hidhur e i rëndë. Stadiumi i qytetit me nder do ta mbajë emrin e tij, Fadil Vokrri

Shpend Ahmeti

Varrimi bëhet nesër, më 10 qershor 2018, në orën 17:00 në varrezat e Prishtinës.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Bashkëshortja e Netanyahut nën hetim, akuzohet se ka frikësuar kundërshtarët politikë në gjyqin për korrupsion të liderit izraelit

Bashkëshortja e Netanyahut nën hetim, akuzohet se ka frikësuar kundërshtarët politikë në gjyqin për korrupsion të liderit izraelit