Momente paniku në stadiumin 'Fadil Vokrri', Nexhipi: 3 tifozë janë sulmuar me thikë, njëri prej tyre në gjendje kritike (VIDEO)

KOSOVË- Para fillimit të ndeshjes mes Prishtinës dhe Ballkanit, në stadiumin “Fadil Vokrri” një incident ka ndodhur mes tifozëve “Plisat” dhe “Xhebrailat”.

Tifogrupi “Plisat”, sulmuan tifozët nga Suhareka, “Xhebrailat”, teksa ndeshja nisi me disa minuta më vonë  për shkak të pasigurisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Drejtori sportiv i Ballkanit, Nderim Nexhipi  njoftoi se tre tifozë janë goditur me thikë, ndërsa njëri prej tyre është në gjendje kritike për jetën.

“Ishte një derbi që u paralajmërua gjatë gjithë javës. Klubi i Prishtinës ndoshta është dashur të marrë më shumë masa. Tre tifozë tanë janë therur me thikë, njëri është në gjendje të rëndë. Është në spital, në urgjencë”, njoftoi  Nexhipi.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë