Nesër fillon fushata e dytë kundër
evazionit, Ahmetaj porosi tatimorëve

Nesër fillon fushata e dytë kundër<br />evazionit, Ahmetaj porosi tatimorëve
Ndërkohë që ka mbetur vetëm një ditë nga nisja e fushatës ndërgjegjësuese për kuponin tatimor, ministri i Financave, Arben Ahmetaj, i është drejtuar administratës tatimore dhe inspektorëve të terrenit me një letër të hapur, ku i fton ata të jenë bashkëpunues me biznesin, duke iu rikujtuar se mungesa e modestisë nga ana e tyre përbën armikun kryesor të suksesit të institucioneve.

Dëshiroj të ndaj me ju mesazhin tim shumë të qartë dhe të panegociueshëm, se objektivi ynë nuk është të vendosim gjoba, objektivi ynë është të ndihmojmë tatimpaguesit me durim, modesti dhe profesionalizëm që të zbatojnë detyrimin ligjor”, thuhet në letrën e ministrit Ahmetaj.

Duke sjellë në vëmendje faktin që fatura dhe kuponi tatimor janë institucione mbi të cilat ndërtohet buxheti i shtetit, Ahmetaj sqaron se beteja është të kthejmë faturën dhe kuponin tatimor në institucione të normës së përditshme në jetën e sipërmarrjes dhe qytetarëve.

Më tej, ai ndalet në disa nga rezultatet e 6-mujorit të parë, të cilat ministri i cilëson të suksesshme. “Ekonomia e ka lënë prapa krizën dhe ka hyrë tashmë në një trend të pakthyeshëm të konsolidimit të rrijes ekonomike, e cila në 3-mujorin e pare te vitit ishte pranë 3 %. Të ardhurat e 6-mujorit janë rritur konsiderueshem në raport me vitin 2015 dhe kanë shënuar një performancë të kënaqshme në raport me planin”, thotë ministri.

Për arritjen e këtë rezultateve ai vlerëson edhe punën e bërë prej tyre.

Nga dita e hënë, datë 1 gusht, ministria e Financave dhe Administrata‎ Tatimore do të nisin një fushatë edukuese dhe ndërgjegjësuese me sipërmarrjen dhe qytetarët për kuponin tatimor. Fushata do të shtrihet në të gjithë vendin, me një fokus të veçantë në zonat turistike për shkak të përqendrimit më të madh të aktivitetit të biznesit dhe pushuesve në këtë sezon.

letra 1
letra 1
(Letra e ministrit Ahmetaj drejtuar administratës Tatimore)

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Doçi në ‘Repolitix’: Shkëlzeni sekser, mori 700 mijë euro nga biznesmenët se i favorizoi te Berisha! 400 mijë euro fatura fiktive të Argitës

Doçi në ‘Repolitix’: Shkëlzeni sekser, mori 700 mijë euro nga biznesmenët se i favorizoi te Berisha! 400 mijë euro fatura fiktive të Argitës