TIRANE-Sot do të nisë aplikimi pranë njësive administrative, në programin e strehimit. Rreth 500 familje të pastreha do të kenë mundësi që të përfitojnë kredi të buta për blerjen e një banese. Përmes kësaj skeme, Bashkia e Tiranës u jep zgjidhje problemit të strehimit për çiftet e reja dhe njëkohësisht krijon mundësi reale për stimulimin e sektorit bankar. Në total do jenë në dispozicion këtë fazë rreth 500 kredi me interesa të ulëta dhe që do mund të përfitohen nga familjet e reja dhe që plotësojnë kriteret e përcaktuara.
Familjet që do të përfitojnë nga kreditë e buta marrin nga banka vetëm 80% të vlerës së shtëpisë që do të blejnë, ndërsa kredinë do ta shlyejnë për 20 vite me interes të ulët. Përfitues potencial në programin “Subvencionimi i interesave të kredisë për familjet e reja”, do të jenë familjet e reja që:
Përbëhen nga çifti i ri me moshë totale deri në 70 vjeç.
Përbëhen nga familje të reja që kanë në ngarkim persona me aftësi të kufizuar apo persona në pension.
Nuk kanë në pronësi një banesë.
Kanë të ardhura sipas limitit të përcaktuar në këtë program.
Nuk janë dhe nuk kanë qenë përfitues të programeve të tilla të ngjashme më parë.
Duke u nisur nga problematikat e hasura gjatë thirrjes së parë është parë e arsyeshme të ndryshojnë disa nga përbërësit e skemës së subvencionimit të interesave të kredisë dhe kufijtë minimal dhe maksimal të nivelit të të ardhurave që duhet të plotësojnë aplikuesit.
Së pari ndryshon mosha e përfituesve pasi është marrë në konsideratë fakti që disa përfitues për shkak të moshës së madhe janë penguar në klasifikimin për kredi. Tashmë mosha e çiftit duhet të jetë me moshë totale deri në 70 vjeç.
Së dyti afati subvencionimit të kredisë do të rritet nga 15 në 20 vjeç, duke bërë që kësti mujor për një familje përfituese të jetë më i ulët dhe më i përballueshëm.
Së treti, ndryshojnë edhe të ardhurat e përkohshme.
Strehimi/ Dokumenti me kushtet që duhet të plotësoni / klikoni për të hapur dokumentin