Zgjedhjet e 11 majit/ Vota e Diasporës do të mblidhet dhe numërohet tek Parku Olimpik i Tiranës 'Feti Borova'

Vota e Diasporës do të mblidhet dhe numërohet tek Parku Olimpik i Tiranës 'Feti Borova'. 

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve bën me dije se në Parkun Olimpik të Tiranës 'Feti Borova', do të kryhen tre procese të votimit nga jashtë siç janë: përgatitja e dokumentacionit zgjedhor, ruajtja dhe administrimi i votave nga jashtë deri në momentin e fillimit të numërimit, si dhe numërimi dhe vlerësimi i votave nga jashtë.

"Nga shqyrtimi i të dhënave të objekteve të paraqitura rezulton se Parku Olimpik i Tiranës “Feti Borova” përmbush kushtet e parashikuara në Kodin Zgjedhor dhe Vendimin përkatës të Komisionit Rregullator.

- Objekt me sipërfaqe të madhe, me shumë përdorime dhe me mundësi për organizimin e ngjarjeve të mëdha, me një kapacitet deri në 1200 persona, me ambient të posaçëm për administrimin, ruajtjen, numërimin dhe vlerësimin e votave nga jashtë;

- ndërtesë publike me hyrje të lirë;

- plotëson kriterin teknik të sipërfaqes së bazuar në numrin e tavolinave të numërimit për numërimin e votave nga jashtë vendit për të 12 qarqet;

- ofron lehtësira logjistike të transportit rrugor në ambientin e VNVJ;

- ofron kushte për aplikimin e teknologjisë mbështetëse për numërimin e votave nga jashtë;

- ka sistem të pandërprerë të furnizimit të enërgjisë elektrike",- njofton KQZ

K.M/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 24 Mars, 23:36

    Zgjedhjet e 11 majit, a i besoni premtimet e partive?



×

Lajmi i fundit

‘Gërdeci’ në SPAK, Meçe: Çështja mund të mbyllet pa u zbuluar e vërteta, Petraj: Duhet të merren me ata që bën tenderin

‘Gërdeci’ në SPAK, Meçe: Çështja mund të mbyllet pa u zbuluar e vërteta, Petraj: Duhet të merren me ata që bën tenderin