Nesër KAS vendos nëse do rinumërohen votat në të gjithë bashkitë e Kuçovës, Maliqi njofton tjetër kallëzim në SPAK

Nesër KAS vendos nëse do rinumërohen votat në të gjithë bashkitë e Kuçovës, Maliqi njofton tjetër kallëzim në SPAK

Lefter Maliqi

Lefter Maliqi nuk i ndahet SPAK. Pas kallëzimit lidhur me pretendimet për manipulimin e zgjedhjeve në bashkinë Kuçovë dhe akuzave për funksionarët e KZAZ-ve, njofton tjetër kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme.

Në një postim në Facebook thotë se “s’keni parë gjë akoma” duke shtuar se të hënën do të bëjë tjetër kallëzim për zgjedhjet e 14 majit në bashkinë Kuçovë.

“SPAK zgjohu! Tjetër kallëzim penal të Hënën! Krimi shtetëror dhe elektoral në Bashkinë Kuçovë i provuar me fakte të pamohueshme. S’keni parë gjë akoma! Komisionierë vëzhgues, numërues, operatorë, punonjës të administratës dhe Bashkisë etj., në shkelje flagrante. Çdo provë në KQZ, “Kolegj Zgjedhor” SPAK dhe organizmat ndërkombëtar”, shkruan Maliqi në Facebook.

Maliqi thotë se në kallëzim do të përfshihen edhe zyrtarë të lartë, drejtues të PS dhe të Bashkisë që pretendon se kanë shoqëruar votues me imponim duke kryer shpërdorim të detyrës.

“Kutitë e votimit u lanë në mëshirë të fatit në duart e krimit ku ngjitur me kutit ishte dera e qendrës së kulturës së Bashkisë me dere nga KZAZ ngjitur me kutite dhe me dalje në Shkollen e mesme etj etj etj. Skandal i vërtetë! Tjetërsim i votës,  manipulim, vjedhje, abuzim. Çdo gjë do të zbardhet mediatikisht dhe ligjërisht. Hetim dhe ndëshkim! S’ka kthim pas! Bashkia Kuçovë e grabitur do ju kthehet banorëve!”– shkroi Maliqi.

Ditën e nesërme, KAS jep vendimin nëse do të ketë rinumërim të votave në të gjithë bashkitë e Kucovës apo do të njohë rezultatin që shpall fitues kandidatin socialist Kreshnik Hajdari.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jimmy: 11/06/2023 21:01

    Pirth te lirohesh mor zuzar!!te semes do maresh i shitur!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja