Nesër koncerti për hapjen e sheshit
‘Skënderbej’ Veliaj: Ejani të festojmë

Nesër koncerti për hapjen e sheshit<br />‘Skënderbej’ Veliaj: Ejani të festojmë
Kjo e shtunë  do të jetë një ditë feste për kryeqytetin. Bashkia e Tiranës përmes një ceremonie të veçantë do të bëjë hapjen e sheshit “Skënderbej”, i cili do të jetë tërësisht në dispozicion vetëm të këmbësorëve.
 
 Pas gurëve nga të gjitha trojet shqiptare, në skenën e improvizuar në Sheshin “Skënderbej” me rastin e përurimit do të vijnë tingujt e të gjitha trojeve ku jetojnë shqiptarë.
 
Përmes një postimi në Facebook, kryebashkiaku Erion Veliaj ka zbuluar programin e pasur artistik, ku këngëtarë, valltarë dhe instrumentistë nga të gjithë trojet shqipfolëse do të performojnë  para mijëra qytetarëve të ardhur nga qytetet e tjera të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe nga diaspora.

Ejani të festojmë së bashku në një festë të madhe të shpirtit shqiptar në 10 Qershor, ora 19.30”, shkruan Veliaj në profilin e tij në Facebook.
 
 Kryeqyteti për disa orë do të festojë në tingujt e këngëve dhe valleve të grupeve të ndryshme, që nga Kori i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit e deri te Ansambli i Rugovës.
 
“Fragment nga Eposi i Kreshnikëve”, “Himni Kombëtar”, “Valle e Tiranës”, “Valle e Ansamblit Folklorik të Rugovës”, “Këngë arbëreshe”, “Orkestrale e Mirditës”, do të jenë vetëm disa nga performancat që do të ngjiten në skenën e instaluar në sheshin “Skënderbej” me rastin e inaugurimit të tij.

Programi
Programi per koncertin neser ne sheshin 'Skenderbej'


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Kakavijë, radhë kilometrike makinash për të hyrë në Shqipëri, pala greke punon me vetëm 1 sportel

Kakavijë, radhë kilometrike makinash për të hyrë në Shqipëri, pala greke punon me vetëm 1 sportel