TIRANË - Në seancën plenare të ditës së nesërme (13 shkurt 2025) Kuvendi i Shqipërisë pritet të shkarkojë Këshillin Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar, me në krye Leka Bungon dhe 9 anëtarët e saj, Ilir Kekos, Albert Minga, Dionis Papadhimitri, Ëngjëll Ndocaj, Edmond Tullumani, Mevlan Shanaj, Milena Selimi dhe Ardita Reci.
Ditën e djeshme (11 shkurt 2025) Komisioni i Medias i përcolli kuvendit për seancë plenare, dy relacione ku kërkohet shkarkimi nga detyra i të gjithë Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar.
Vendimi erdhi pas dëgjesave me kreun e këtij këshilli, Leka Bungo, dhe anëtarët e pranishëm, të cilët pretenduan se i kishin denoncuar vazhdimisht shkeljet në RTSH, por nuk ishin marrë parasysh. Anëtarët e Këshillit Drejtues pretenduan se nuk kishin kryer asnjë shkelje dhe e drejtuan gishtin te drejtorët e përgjithshëm ndër vite të RTSH.
I gjithë ky proces nisi pas shkeljeve në garën për drejtor të Përgjithshëm të Radio televizionit Publik Shqiptar, tashmë të pezulluar. Ato nxorën në pah një sërë abuzimesh të Këshillit drejtues të RTSH-së, nga fondet e deri te konflikti i interesit.
Procedurat e shkarkimit vijnë pak ditë pas debatit në lidhje me procedurat që janë ndjekur në përzgjedhjen e kandidaturave për drejtor të Përgjithshëm të RTSH ku me shumicë votash u skualifikuan 3 nga 5 kandidatët me pretendimin se nuk plotësojnë kriteret për kualifikim.
Ndërkohë pesë kandidatë të tjerë ishin skualifikuar më parë për mangësi në dosjet e aplikimit,duke lënë në garë vetëm Jetmir Shpuzën dhe Aurora Polon. Gjatë këtij procesi përzgjedhje që duhej të ishte me votë të fshehtë u zbulua se anëtari Mevlan Shanaj kishte votuar nga Vietnami.
K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
8.1%
-
Pak
81.3%
-
Nuk e di
10.6%
Vota total: 568
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Frrok Çupi: T’i kishin dhënë një dorë për keq… do të ishte mirë!
18 Mars, 21:08
-
Zgjidhen kryetari dhe anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH-së! Fatjon Hoxhalli në krye, ja sa vota morën në Parlament! (EMRAT+DETAJET)
17 Mars, 15:00
-
Seanca e fundit para 11 majit/ Kuvendi boshatiset nga deputetët e opozitës, Kukësi ‘përplas’ PD-PS! Miratohet ngritja e Bankës Shqiptare të Zhvillimit
17 Mars, 07:05
-
Sali Berisha, si e përdori funeralin e Azem Hajdarit për të pushtuar RTSH-në! Atë ditë më morën peng! Dëshmia e Martin Lekës në Esencë
14 Mars, 21:55
-
Deputeti dhe deputetja që do të donim në Kuvendin e Shqipërisë pas 11 majit 2025
13 Mars, 17:22
-
Braçe reagon pas kritikave: 'Tërbimi' im është për mbrojtjen e bujqësisë, jo për pozita politike
12 Mars, 09:22
-
Riformatohet Këshilli Drejtues i RTSH! EMRAT e përzgjedhur votohen të enjten
11 Mars, 14:54
-
Tabaku: Qeveria po mbyll sesionin parlamentar me ligje të porositura, Transparency International e ka cilësuar si qeveri të kapur
11 Mars, 10:50
-
Ministri i Mbrojtjes, Vengu: Negociata me 5 kompani ndërkombëtare për prodhim armësh
10 Mars, 22:30
-
Komisioni i Medias dëgjesë me kandidatët për Këshill Drejtues në RTSH! Prezantojnë platformat
10 Mars, 16:54
-
Berisha e Mediu në Kuvend bëjnë politikë me vdekjen e Andis Harasanit, kryetari i PD-së: E përzutë! I përgjigjet Spiropali e Balla: Bufi e korbi s’janë larg mes tyre
10 Mars, 09:10
-
Mbyllet afati për kandidaturat e Këshillit Drejtues të RTSH-së, Report Tv zbardh listën me 68 EMRA! Figura të njohura të kinemasë, artit dhe medias, luftohet për 11 vende
8 Mars, 19:09