Nesër Kuvendi i Berishës/ Xhaferraj: Bie ndesh me statutin e partisë! Logu: Finalizon aksionin e ish-kryeministrit! Ish-këshilltari Berishës: Interesa personale të dy palëve

TIRANË- Vetëm pak orë na ndajnë nga mbajtja e Kuvendit Kombëtar të thirrur nga Sali Berisha, ndërkohë që stadiumin ‘Air Albania’ kanë nisur përgatitjet, por për deputetin demokrat Ferdinand Xhaferraj ky Kuvend bie ndesh me statutin e partisë. Në emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report Tv, Xhaferraj thotë se duhet të kishte një vendim kryesie për thirrjen e Kuvendit, ndërsa foltoren e konsideron si një aktivitet politik të ish-kryeministrit.

Në studio me gazetaren Anduela Ndreu, Xhaferraj thotë se situatën brenda PD-së nuk e sheh si një betejë mes dy figurave kryesore të partisë, pasi demokratët e kanë betejën me Edi Ramën dhe jo me njëri-tjetrin.

“Nuk kam dëshirë ta konceptoj si betejë brenda PD, gjithmonë mendoj se mund të ekzistojnë hapësirat për kompromis. Mendoj se ekzistojnë hapësira që më datë 18 të bëhet një kuvend gjithëpërfshirës. Ne nuk e kemi betejën me njëri-tjetrin. Ne betejën e me Edi Ramës, foltorja i ka përcjellë mesazhin opinionit publik se zhvillimet priten nga PD. Edhe vizita e Escobar, në fillim me PD, protokolli e kërkon me qeverinë, si rrallë ndonjëherë bëri deklaratë përpara PD.

Janë bërë shumë aktivitet të thirrura nga Berisha. Nisur nga ajo që na imponon statusi nuk mund të quhet kuvend. Duhet të kishim një vendim të kryesisë ose këshillit kombëtar për tu quajtur kuvend. Vendim kemi kur propozon kryetari me anëtarësinë. Kuvendi mund të mblidhet edhe kur e kërkon ¼ e delegatëve, por e thërret kryesia”, tha Xhaferraj.

Indrit Hoxha, sekretari i FRPD-së dhe mbështetësi i Sali Berishës e quan legjitime thirrjen e Kuvendit Kombëtar, por sipas tij kuvendi do të nis punimet vetëm nëse mblidhen 3801 delegatë ku më pas do të firmosin për ndryshimet në statut.  Ai thotë se me ndryshimet në statut do shkarkohet Basha dhe më pas do e miratojë anëtarësia.

“Duhet të jenë mbi 3800 delegatë, në momentin që kalojnë 3800, Kuvendi hap punimet, nëse ka më pak delegatë nuk vazhdon. Nëse bëhen do ketë propozime për ndryshimin në statut. Si e shkarkoni Bashën? Në bazë të ndryshimeve të statutit që di futen në fuqi menjëherë, do shkarkohet nga kuvendi dhe brenda 24 orëve do ratifikohet nga anëtarësia e partisë”, tha Hoxha.

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Besart Logu thotë se nesër nuk ka një kuvend, por është një miting politik që kulmon foltoret e zhvilluara nga Berisha. Po ashtu edhe Logu, thotë se Kuendi bie ndesh me statutin e partisë pasi po veprohet me dy institucione paralele.

Jam në një linjë me Xhaferrajn, nesër PD nuk ka kuvend, por me 18 dhjetor, nesër është finalizimi i aksionit politik të Berishës. Një aksion brenda një partie politike nuk mund ta trajtojmë si një krizë në PD. Nëse do shohim rrjedhën sesi u thirr dhe sesi po mbahet ky kuvend, po veprohet me institucione paralele, jo sipas statutit, ka ngrejë një institucion, Garo drejtoresha e komunikimit. Delegatë mund ta thërrasin kuvendin por deri në pikën që mbledhin firmat dhe ato dorëzohen pranë partisë. Këto mocione vetëmblidhen, vetëshpallen. Transparenca e vetëm ishte dorëzimi në shfaqje në zyrën e Palokës”, tha Logu.

Ish-këshilltari i Sali Berishës, Grid Rroji thotë se ‘lufta’, mes Berishës dhe Bashës po zhvillohet për shkak të interesave personale që kanë dy palët.

“PD ka qenë partia e Sali Berishës dhe çdo përpjekje për të mbajtur një grup deputetësh është e destinuar të dështojë. Ai po përpiqet të marrë në dorë fëmijën vet, PD-në. Nesër do mbledhë me mijëra njerëz përtej delegatëve. Kjo është përplasje strukturore. Basha ka marrë përsipër t’i vihet në krah SHBA-së, por kjo nuk i intereson Berishës, këto janë interesa personale të dy palëve.

Sali Berisha do të mbledhë ditën e nesërme Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike. Në Kuvend do të propozohen disa ndryshime statusore, për të cilat ka punuar një grup ekspertësh që iu bashkuan Sali Berishës, si Arben Ristani dhe Oerd Bylykbashi.

Dy më të rëndësishmet, miratimi i Nenit ‘Basha’ që përcakton se kryetari shkarkohet automatikisht nëse humb zgjedhjet e përgjithshme ose kalon në votëbesim nëse humbet ato lokale, dhe përfshirja e anëtarësisë në marrjen e vendimeve nëpërmjet referendumit.

Nesër pritet që nëse ka kuorum, të votohet një mocion mos-besimi për Bashën, pra për ta shkarkuar. Organizatorët pohuan për Report Tv se nëse miratohet shkarkimi, do të ngrihet një komision që do të marrë drejtimin e partisë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben: 11/12/2021 05:26

    Pash zotin, si therrisni ne studio te jap mend Besart Logu?Logu eshte nje cope mishi me dy sy,qe Lul palluqja po e promovon.Eshte qesharake qe ky avokat adoloshent nga trute mbron çeshtje te PD-ës,neper gjykata.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, nis viti jubilar i shpresës! Besimtarët marshojnë nga memoriali i Skënderbeut drejt katedrales së re të qytetit

Lezhë, nis viti jubilar i shpresës! Besimtarët marshojnë nga memoriali i Skënderbeut drejt katedrales së re të qytetit