(Axhenda) Nesër mbledhja e përbashkët mes dy qeverive! Rama sot në Kosovë, viziton familjen e Thaçit

(Axhenda) Nesër mbledhja e përbashkët mes dy qeverive! Rama sot në Kosovë, viziton familjen e Thaçit

2 kryeministrat, Albin Kurti dhe Edi Rama

KOSOVË- Ditën e nesërme 20 qershor, Kosova dhe Shqipëria do të mbajnë mbledhjen e 8-të të përbashkët qeveritare, ku pritet firmosja e disa marrëveshjeve.

Report Tv me gazetarin Ermal Qori kanë zbardhur axhendën e plotë të kryeministrit Edi Rama, ku mësohet se gjithçka pritet të nisë në orën 11.15, për të vijuar me fjalë të mbajtur nga 2 kryeministrat, Edi Rama dhe Albin Kurti, e më pas nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim.

Pas ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjeve, do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.  Përveç takimit zyrtar, Rama përgjatë pasdites së të dielës do të ketë edhe një vizitë në fshatin Burojë të Skenderajt. Kreu  i qeverisë do të vizitojë familjen e ish-presidentit, ish-kryeministrit dhe ish-udhëheqësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në paraburgim në Hage.

Mbledhja e fundit ka qenë në muajin nëntor të vitit të kaluar, ku Shqipëria dhe Kosova nënshkruan 13 marrëveshje të reja në mbledhjen e përbashkët e dy qeverive në qytetin e Elbasanit.

Ceremonia zyrtare e pritjes
11.15 – Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy qeverive Kosovë - Shqipëri
Fjalë e z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës
Fjalë e z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë
Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim
12.20 – Prezantimi nga z. Eric SMIT, Drejtor i “Royal Haskoning DHV”
Infrastruktura portuale dhe hekurudhore kombëtare në funksion të tregut të përbashkët kombëtar dhe katër lirive ekonomike: Projekti i Portit të ri tregtar në Porto Romano, integrimi me hekurudhën Durrës - Prishtinë, dhe Porti i thatë në Kosovë.
12.30 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare
12.45 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave
18.00 – Promovimi i librit “Përplasja e Madhe” të Enver Hoxhaj

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:39
Ministri i Brendshëm zbulon marrëveshjen që do të prezantohet në mbledhjen e 2 qeverive: Do gjurmojmë ata që i fshihen drejtësisë me ndryshime në gjendje civile

1655660548_1rama1.jpg

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka zbuluar detaje për një marrëveshje që do të prezantohet ditën e nesërme në mbledhjen e 8 të përbashkët të qeverive Kosovë-Shqipëri.

Në një intervistë për RTK, Çuçi tha se do të paraqitet një marrëveshje për shkëmbim informacioni për gjendjen civile, çka do t’u mundësonte dy vendeve të gjurmojnë më lehtësisht shtetasit që i fshihen drejtësisë.

INTERVISTA:

Zoti ministër, faleminderit që ndatë kohën Tuaj për këtë bisedë me Radio Televizionin e Kosovës! Shqipëria dhe Kosova kanë mbledhjen e përbashkët të të dy qeverive. Me çfarë marrëveshjesh shkon ministria e Brendshme, kuptoj këtu edhe Policinë e Shtetit, për këtë mbledhje?

Bledi Çuçi: “Ministria e Brendshme do të shkojë me tre dokumente për të firmosur në mbledhjen e radhës të të dy qeverive. Kemi një marrëveshje dhe dy protokolle zbatimi marrëveshjesh. Dhe, rregullojnë aspekt së pari shkëmbimin e informacionit, të Gjendjes Civile të të dy vendeve dhe dy protokollet në funksion të dy marrëveshjeve që ne kemi nënshkruar në mbledhjen paraardhëse dhe e kompletojmë të gjithë kuadrin rregullator”.

Çfarë natyre ka shkëmbimi i informacionit ndërmjet strukturave civile dhe të policisë?

Bledi Çuçi: Marrëveshja që do të nënshkruajmë është pikërisht për shkëmbim të informacionit që lidhen me ndryshimet e Gjendjes Civile në të dy shtetete. Dhe, që lidhet ekskluzivisht me ndryshime mbiemrash, martesa, vdekje. Pra, çdo gjë që lidhet me Regjistrin e Gjendjes Civile, të kosovarëve që janë martuar apo kosovareve që janë martuar në Shqipëri ose të shqiptarëve dhe të shqiptareve që janë martuar në Kosovë. Kjo është e domosdoshme sepse në shumë raste duke qenë dy shtete të ndryshme, ende, ka pasur edhe tentativa për t’iu fshehur qoftë edhe drejtësisë, duke u martuar, duke ndryshuar mbiemrin qoftë ndonjë burrë apo grua në Shqipëri apo në Kosovë përkatësisht. Pra, duke marrë mbiemrin e burrit apo të gruas në mënyrë që t’i shmangen disa detyrimeve që kanë me drejtësinë në vendet përkatëse. Në mënyrë perodike nëpërmjet kësaj marrëveshjeje çdo shtetas i Kosovës, qoftë i Shqipërisë dhe i Kosovës njëkohësisht, i cili bën një ndryshim në Gjendjen Civile dhe që jeton në Shqipëri, ne do ta lajmërojmë menjëherë atë në Kosovë dhe anasjelltas. Pra, çdo shtetas shqiptar i cili jeton në Kosovë dhe bën një ndryshim të Gjendjes Civile në Kosovë, do të reflektohet menjëherë edhe në Shqipëri. Pak a shumë një gjë që ne e bëjmë brenda Shërbimit tonë të Gjendjes Civile nga bashkia në bashki, do ta bëjmë për këtë kategori shtetasisht ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës”.

Meqenëse bëhet fjalë për shkëmbim informacionesh, Gjendjen Civile, kalojnë kohë këto procedura të shtetasve që mund të jenë të përfshirë në veprimtari kriminale?

Bledi Çuçi: Kjo lidhet thjesht me gjurmimin e personave që kërkojnë të fshihen nëpërmjet ndryshimeve të Gjendjes Civile që i bëjnë në shtetet përkatëse. Nëqoftëse një shqiptar shkon në Kosovë dhe martohet me një kosovare fjala bie, dhe merr mbiemrin e asaj kosovares, duhet të reflektohet dhe duhet ta dijë edhe shteti shqiptar. Sepse, ky shqiptar mund të ketë probleme me drejtësinë, probleme me një institucion shqiptar dhe duke ndryshuar mbiemrin tenton t’i fshihet këtyre detyrimeve që mund të ketë me shtetin shqiptar. Për këtë qëllim ne bëjmë që nëqoftëse ndryshon një element, një komponent të Gjendjes Civile në Kosovë, ajo do t’i njoftohet menjëherë Shqipërisë dhe anasjelltas. Pra, nëqoftëse një kosovar në Shqipëri ndryshon një element të Gjendjes Civile, ne njoftojmë menjëherë shtetin e Kosovës”.

Pra, në kuadrin e përgjithshëm të sigurisë kjo do të mund të reflektohet në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar?

Bledi Çuçi: Padiskutim, kjo do të reflektohet kudo dhe jo vetëm në Pikat e Kalimit Kufitar. Kjo është në çdo aspekt ku mund të duhet që të gjurmohet një person i caktuar nëse ka bërë një shkelje ose një krim”.

Cilat janë problematikat më të theksuara që keni hasur pavarësisht marrëveshjeve të ndryshme apo bashkëpunimit?

Bledi Çuçi: Për sigurinë kufitare ne gjithmonë e më tepër kemi pasur një bashkëpunim të ngushtë me shtetin e Kosovës. Sigurisht vizioni ynë është që të mos kemi kufi, sa më shpejt që të jetë e mundur. Për mua duhet të ishte që dje. Por, meqenëse jemi dy shtete të ndryshëm, duke qenë se secili nga ne ka partneritet me organizma dhe partnerë të tjerë perëndimorë dhe detyrime që lidhen nga këto, duhet të funksionojmë si dy shtete duke lehëtsuar çdo gjë brenda detyrimeve që kemi ne me parnterët dhe duke shkuar siç thashë drejt një heqjeje fare të kufirit. Ndërkohë derisa të bëhet nëse arrihet kjo gjë, ne kemi forcuar kontrollet për çdo qarkullim të jashtëligjshëm në kufijtë midis Shqipërisë dhe Kosovës. Kemi rritur ndjeshëm kontrollin dhe sigurinë, madje ndajmë territore të cakuara për ta bërë edhe më eficente punën e Policisë Kufitare ku një pjesë e mbulon Policia e Kosovës dhe një pjesë Policia e Shqipërisë. Çdo marrëveshje që lidhim në fushën e sigurisë kufitare, për sigurinë e kufirit të përbashkët është në funksion të një rritjeje të sigurisë dhe drejt vendimit përfundimtar për ta hequr fare (kufirin)”.

Në tërësi bashkëpunimi policor me Kosovën, mendoni se e ka kaluar kufirin e të qenit “i mirë”?

Bledi Çuçi: Padiskutim! Ne kemi patrulla të përbashkëta, gjithmonë e më tepër bëjmë operacione të përbashkëta në polici, qoftë edhe me policitë kriminale. Rasti i fundit ka qenë pikërisht me Policinë Kufitare ku një operacion i përbashkët ndërmjet forcave të Policisë Kufitare Shqiptare dhe forcave të Policisë së Kosovës çoi në arrestimin e mbi 50 forcave të policisë nga të dy anët, që kishin krijuar një rrejt korrupsioni dhe kjo gjë u arriti nëpërmjet bashkëpunimit të të dy policive dhe sidomos Agjencisë së Mbikqyrjes Policore. Operacione të tilla ne kemi pasur edhe në goditjen e grupeve të organizuara kryesisht të trafiqeve të lëndëve narkotike dhe të trafikut të qenieve njerëzore”.

Sa operacione kemi ende të përbashkët në këto veprimtari në zhvillim?

Bledi Çuçi: Janë një sërë operacionesh sipas fushave të bashkëveprimit për të goditur elementët kriminalë në administrimin e kufirit, krimit të organizuar”.

Në çfarë mënyrash bashkëpunohet me Kosovën për të goditur narkotrafikun, personat që mund të jenë me të shkuar kriminale?

Bledi Çuçi: Janë operacione të përbashkët dhe kanë protokolle të caktuara se si bëhen. Ne nuk kemi vetëm Kosovën, por kemi partnerët europianë. Madje, disa kanë qenë me më shumë se një partner, Kosovës, Italisë dhe këto rregullohen me protokolle strikte të bashkëpunimit të të dy policive tona.

Janë më të ndjeshme veprimtaritë në fushën e narkotrafikut në bashkëpunimin mes të dy vendeve?

Bledi Çuçi: Narkotrafiku apo trafiku i lëndëve narkotike, është një fenomen botërore që nuk luftohet nga një shtet. Madje as nga dy shtete. Ne kemi pasur rezultate shumë pozitive që nga bashkëpunimi me policinë e Spanjës, policinë e Italisë, policinë e Gjermanisë, Kosovën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëpërmjet agjenciës DEA që merret posaçërisht me trafikun kundër lëndëve narkotike. Pa këtë aktivitet të përbashkët nuk mund të kemi suskes. Burimi i lëndëve narkotike që vjen në Europë më së shumti është jashtë Europës dhe kërkon kombinimin e shumë agjencive për të arritur suksesin.

Marrëveshjet për lejeqëndrimet dhe lejet e punës që tashmë janë të njehsuara, a e kanë lehtësuar në tërësi punën e Policisë së Shtetit për të parë mundësitë që disa persona që janë në kërkim për shtetsëi të Shqipërisë, të kenë një evidentim, një database të saktë?

Bledi Çuçi: Marrëveshjet kanë lehtësuar jetën e qytetarëve shqiptarë dhe kosovarë për të marrë përkatësisht leje qëndrimi në Shqiëpri për një shtetas të Kosovës dhe në Kosovë për një shtetas të Shqipërisë. Sot një shtetas i Kosovës aplikon pa dokumenta, online, për të marrë lejen e qendrimit, pra vetëm plotësosh një formular! Sigurisht duhet të shkojë të bëjë edhe fotografinë sepse leja e qëndrimit jepet me të njejtat parametra sigurie, është e njejtë me kartën e identitetit shqiptar. Pra, jepet menjëherë mjafton të deklarojë një adresë. Fillimisht jepet për një afat 5-vjeçar dhe automatikisht pas 5 vjetësh nëqoftëse do që ta bëjë, jepet pa afat.

Në kushtet kur Kosova nuk i ka të lehtësuara procedurat e vizave, pra lehtësimin e vizave, liberalizimin, krijojnë këto ndonjë lloj problematike sepse disa shtetas mund të marrin një shtetësi…

Bledi Çuçi: Shtetësia ka një ligj të filtruar dhe të certifikuar nga partnerët tanë, i përputhshëm 100 për qind me legjislacionin e Bashkimit Europian. Kështu që nuk ka asnjë lloj problemi për këtë.

 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatmir: 19/06/2022 15:08

    Celesi i suksesit jane marredheniet e mira qe ju mbani me njeri-tjetrin .Me vjen mire qe pavaresisht te gjithave ju i keni qendruar prane nje njeriu si Thaci dhe ata duhet ta vleresojne kete gje

    Përgjigju
  • Kledi: 19/06/2022 15:05

    Kjo konference do jete nje pike kryesore per integrimin e kosoves ne ballkan dhe bashkimin e saj ekonomik me ne bravoo

    Përgjigju
  • Piro: 19/06/2022 15:05

    Shpresojm qe te gjejm konsensus dhe per open ballkan si vellezer qe jemi me mirkuptim dhe dashur ndaj njeri tjetrit

    Përgjigju
  • Teodori: 19/06/2022 14:30

    E keni vertetuar qe krijoni marredheniet e duhura me te gjitha shtetet fqinje, ska si te jete ndryshe me vellezerit tane kosovare! Me vjen mire qe ju shof te bashkuar.

    Përgjigju
  • Roni: 19/06/2022 14:28

    Bahskpunimet sjellin gjithmone zhvillimin e vendit. Me vjen mire qe mbani keto marredhenie te mira me shtetin e Kosoves. Vetem keshtu mund te hecim perpara te gjithe se bashku.

    Përgjigju
  • Tili: 19/06/2022 13:01

    Shpresoj te kene ndonje shpjegim per ato veprime te cuditshme qe bejne

    Përgjigju
  • Tani: 19/06/2022 12:53

    E mira do ishte qe kosova te behej pjese e open ballkan sepse do ndikoje ne njohjen e pavaresise nga serbia

    Përgjigju
  • Arjan: 19/06/2022 12:52

    Me vjen mire qe ju te dy keni akoma marredhenie te mira

    Përgjigju
  • Migel: 19/06/2022 12:51

    Shume mire pasi do kemi marreveshje te reja qe sjellin gjithmone gjera te mira

    Përgjigju
  • Arsa: 19/06/2022 12:42

    Urojme te kemi marveshje me te dyja palet!Si gjithmone mardhenie te mira me te gjithe

    Përgjigju
  • Mwgi: 19/06/2022 12:41

    Perpos mardhenieve te mira me njeri tjetrin kurre nuk i keni harruar miqte tuaj ne nevoje!

    Përgjigju
  • Eri: 19/06/2022 12:38

    Ndihem krenar qe kemi ne krye nje kryeminister si ju z Rama. Me vjen mir qe e mbeshtesni kaq shun z Thaci

    Përgjigju
  • Vanesa: 19/06/2022 12:38

    Me vjen mir te shoh se kurr nuk e harruat z Thacio por akoma jeni duke e mbeshtetur . Nga ky veprim dukeniqe e keni bere me dashuri

    Përgjigju
  • Flamur: 19/06/2022 12:20

    Rama ka ditur gjithmone si ti mbaje mir marredheniet me vendet fqinje. Uroj te kemi marreveshje te vlefshme per te dyja palet

    Përgjigju
  • Fatmira: 19/06/2022 12:10

    Pervecse mbani marrdhenie te mira me vendet e tjera asnjeher nuk keni harruar miqte tuaj ne nevoj si thaci. Beni shume mire qe i ofroni mbeshtetjen tuaj dhe familjes se ti

    Përgjigju
  • Hasan: 19/06/2022 12:09

    Ben shum mire qe beni keto mbledhje te dy qeverive sepse marrdhveshjet qe firmosni jane te rendesishme per vendet tona

    Përgjigju
  • Olsa: 19/06/2022 12:08

    Veprime te tilla tregojne shume per ju si njeri dhe ne pune por dhe jashte saj nje bravo e madhe

    Përgjigju
  • Sali sumriqi: 19/06/2022 12:07

    Ky eshte nje gjest shum i mir vajtja ne shtepine e z.thaci per ti qendruar sa me prane familjareve ne keto kohe te veshtira qe ata po kalojne.

    Përgjigju
  • Olti: 19/06/2022 12:07

    Nje njeri mjaft i mir dhe i rregullt si ne pune dhe jasht saj jeni treguar zoti rama

    Përgjigju
  • Shkelqim: 19/06/2022 12:05

    Me shprese se takimi i neserm te shkoje sa me mire dhe kemi nje kryeminister qe perpiqet te mbaje marrdheniet sa me te mira me kosoven dhe pse jo te dyja vendet te ecin perpara

    Përgjigju
  • Ilda: 19/06/2022 12:04

    Duke pare gjithe keto perpjekje shohim se z.rama po perpiqet te mbaje mire marredheniet mes Shqiperise dhe Kosoves

    Përgjigju
  • Era: 19/06/2022 12:03

    Si gjithmone e njohim Ramen.Cdo qeshtje qe mer persiper per te zgjidhur do ti shkoje deri ne fund.Suksese ne firmosjen e ketyre marreveshjeve.

    Përgjigju
  • cimi: 19/06/2022 11:55

    njeriu perfekt per ne per te avancuar ne mardhenje nderkombetare ka bere shume perparime sidomos afrimi ne be

    Përgjigju
  • limi: 19/06/2022 11:54

    pervec se nje mik politik por dhe nje mik jasht politike bravo te qoft z.rama

    Përgjigju
  • bspremi: 19/06/2022 11:48

    Shume mir qe keni bere nje vizite dhe nje shtepine e thacite per ti ndenjure sa me prane tyre ne kete koh te veshtir.

    Përgjigju
  • aleks: 19/06/2022 11:47

    Bravo rames per iniciativat qe merr per keto mbledhjet e perbeshkteta mes dy qeverive.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan