Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit Meta nuk do të humbasë kohë për nisjen e procedurave hetimore mbi anulimin e dekretit të zgjedhjeve të 30 qershorit nga presidenti i Republikës. Deputeti Alban Zeneli, njëkohësisht nënkryetari i Komisionit Hetimor tha se mbledhja e parë e komisionit pritet të jetë ditën e nesërme. "Mbledhja e parë e komisionit hetimor për presidentin është brenda 3 ditëve dhe besoj se do jetë nesër".
Lidhur me afatin kohor se sa pritet të zgjasin procedurat deri në hartimin e një raporti përfundimtar mbi shkarkimin e presidentit të Republikës, Zeneli pohoi se raporti do të jetë gati brenda muajit shtator, për ti dhënë mundësi edhe ngritjes së Gjykatës Kushtetuese e cila do të marrë edhe vendimin përfundimtar nëse duhet shkarkuar apo jo presidenti Meta. "Jo, në dijeninë time ne do zbatojmë gjithçka ka përcaktuar ligji dhe Kuvendi i Shqipërisë dhe e gjitha koha e marrë nga Kuvendi do të jetë 3 muaj".
Deputeti i opozitës së re Halit Valteri, anëtar i komisionit Hetimor i qëndron bindjes se procedurat e komisionit nuk duhet të jenë të nxituara, duke shtuar se në ditët në vijim do nisin edhe mbledhjet e fakteve për të vërtetuar nëse ka shkelje të Kushtetues në zhdekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.
“Nuk është se kemi gjë me ngut. Komisioni Hetimor nuk shkarkon presidentin e Republikës, por mbledh prova, fakte dhe jep propozime nëse Presidenti ka shkelur ose Kushtetutën. Ajo që jep vendimin përfundimtar është Gjykata Kushtetuese”.
Report tv mëson se mbledhja e parë e komisionit hetimor pritet të jetë në orën 13:00 të ditë së nesërme. Hapi i parë që do të ndërmerret do të jetë ngritja e një sekretariati teknik që do punojë edhe gjatë muajit gusht. Ndërkohë, brenda muajit korrik komisioni hetimor do të zhvillojë dhe 3 ose 4 mbledhje të tjera.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Shkurt, 08:49
A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?
-
Po
37.2%
-
Jo
56.1%
-
Nuk e di
6.7%
Vota total: 3215
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Meta postim nga qelia dhe me ‘shpresë’ te rinia: Ju do sillni fitoren dhe ndryshimin, 11 maji moment historik!
22 Shkurt, 15:51
-
Nuk e lejuan që të takohej me drejtuesit e PL te 313-ta, Meta akuza: Ndalimi i vizitave s’më pengon do të udhëheq partinë tek fitorja! Narkoshteti më rrëmbeu
21 Shkurt, 16:49
-
Haxhinasto, Blushi dhe Xhixho shkojnë të takojnë Metën tek 313-ta, u refuzohet takimi, Vasili: Narkoshteti problem ka presidentin e PL-së
21 Shkurt, 12:21
-
Divorci Meta - Kryemadhi/ Shtyhet seanca e pajtimit, Monika nuk paraqitet! Meta në burg
21 Shkurt, 10:11
-
FOTO-LAJM/ Kreu i Partisë së Lirisë firmos kërkesën për regjistrimin në zgjedhjet e 11 Majit si Ilir Metaj
20 Shkurt, 16:15
-
Zgjedhjet e 11 majit/ 16 parti kërkesë për t'u regjistruar në KQZ, mes tyre edhe PS! Ilir Meta firmos nga qelia
20 Shkurt, 15:37
-
Skënder Minxhozi: Kur Rama e Berisha lenë takim tek kangjellat e SPAK!
19 Shkurt, 19:59
-
Petraj: Tani është radha e denoncimit që Bardhi i bëri Nokës për pasurinë në SPAK! Meta mund të lirohet! Topalli: Politikanët e fshehin pasurinë te të afërmit
19 Shkurt, 19:28
-
Edhe Meta si Berisha: Pas 11 majit, vetting reformës në drejtësi e SPAK-ut! U kap nga Edi Rama
18 Shkurt, 14:49
-
Arrestimi i Veliajt/ Karanxha: Kundër këtij standardi, kryebashkiaku i New York-ut hetohet në gjendje të lirë! Karaj: Pse Rama nuk reagoi njësoj për Metën?
17 Shkurt, 22:20
-
Kreshnik Spahiu në Report Tv: Mendoj që Metës dhe Veliajt mund t’iu hiqet arresti si një praktikë në Gjykatën e Lartë
17 Shkurt, 21:37
-
Pro apo kundër shkrirjes së SPAK? Kryemadhi në linjë me Berishën: Prokuroria e Posaçme u kthye në vegël shantazhi e linçimi ndaj opozitës
17 Shkurt, 12:10