Ditën e nesërme, në orën 09:00, do të mblidhet Kryesia e Partisë Socialiste. Burime për Report TV bëjnë të ditur se në mbledhje do të jetë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.
Mbledhja pritet të ketë kryesisht karakter organizativ. Po ashtu mësohet se në mbledhjen e nesërme pritet të caktohet edhe data për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS.
Kjo mbledhje vjen pas mbledhjes së zgjeruar të Grupit të PS të mbajtur pak ditë më parë dhe pas ndryshimeve të forta në Qeveri
Kujtojmë se me ndryshimet në Qeveri pak ditë më parë, kryeministri Rama shkarkoi edhe Belinda Ballukun nga pozicioni i zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës e Energjitikës.
Belinda Balluku është nën hetim për korrupsion dhe SPAK ka kërkuar arrestimin e saj, ndërkohë që Këshilli i Mandateve ende nuk ka marrë një vendim për imunitetin e saj.
Opozita ka kërkuar vazhdimisht heqjen e imunitetit të Ballukut, në mënyrë që ish-zv.kryeministrja të përballet si qytetare e thjeshtë me drejtësinë.
Komente












