Nis shembja tek 'Unaza e Madhe', kufizohet trafiku, Balluku: Punimet do zgjasin për 4 muaj! Jaupaj: Këto janë rrugët alternative

Drejtori i Policisë së Tiranës Rebani Jaupaj njoftoi se nga nesër (20 tetor) do të kufizohet trafiku në zonën e Unazës së Madhe tek ish sheshi "Shqiponja" pasi do të shemben disa objekte tek zona e Astirit. Ai i bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që vijnë në Tiranë për të gjetur rrugë alternative.

"Ne do të bëjmë ndryshim të planit të veprimit të policisë. Do të shtojmë forcat e policisë. Bashkia do na vijë në ndihmë me korsinë e emergjencës. Do mbajmë një korsi emergjencash ndërsa pjesën tjetër do ta menaxhojmë në tre korsi hyrjen në Tiranë. Do të menaxhojmë këtë trafik dhe kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve. Rruga e Elbasanit do të na ndihmojë. I bëj thirrje drejtueseve të mjeteve që e kanë të domosdoshme të vijnë në Tiranë të gjejnë rrugë alternative. Mund të aksesohet edhe rruga e Ndroqit. Qytetarët të eliminojnë lëvizjet e pa domosdoshme nga dogana. Të përdoret edhe rruga nga Rrogozhina deri në Elbasan për të ardhur nga Rruga e Elbasanit. Nesër fillon prishja e godinave të shpronësuara për t’i hapur rrugë rrugës së Treshit. Do krijohet rrethrrotullimi në zonën e Astirit”, tha Jaupaj.

Ndërkohë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku u shpreh se nga nesër do të fillojë dhe shembja e ndërtesave për t'i hapur rrugë ndërtimit të lotit të tretë të rrugës dhe se punimet do të zgjasin përreth 4 muaj. Gjatë kësaj periudhe trafiku do të vijojë të mbetet i kufizuar.

“Kemi ardhur në kantierin e Shqiponjës pas na duhet t’i tregojmë qytetarëve të Tiranës se këtu punohet ditë e natë. Deri tani punimet kanë qenë nëntokë. Qytetarët shikojnë bllokimin dhe mendojnë se nuk po punohet. Nyja e Shqiponjës është mjaft e rëndësishme dhe me tre nivele që do të shpërndajë të gjithë trafikun”, tha Balluku.

Drejtori i ARSH Ergys Verdho tregoi si do orientohet lëvizja e automjeteve përgjatë 4 muajve që do të kryhen punimet në këtë zonë.

“Është kaluar çdo afat për punimet. Në fazën e parë dhe të dytë të menaxhimit të trafikut. Këtu vijnë nga Durrësi për në Tiranë. Faza e parë parashikonte punimet nga pjesa e Paskuqanit. Tubi i tretë vjen nga Pallati me Shigjeta. Këto janë realizuar. Faza e tretë e punimeve derivon në tubin e dytë dhe tubin e tretë. Ky është operacioni më i vështirë që po kryejnë në këto momente. Plani i menaxhimit të trafikut na kërkon që këtë hapësirën ne ta bllokojmë në 4 muajt e ardhshëm. Më e forta është se ne do shkojmë deri te Astiri me një rrethrrotullim për ata që duan të hyjnë në Tiranë“, - tha Ergys Verdho.

 

E.M./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qytetar: 20/10/2020 00:04

    te pakten te asfaltohet rruga para top chanelit qe kalon ne yzberish, ku kane bere punime para dy muajsh dhe ashtu e kane lene cop cope Fillimisht duhet te sigurohen rruget e tjera ndermjetese per ne tirane, a jane funksionale apo jo , pastaj te vazhdohen punimet.

    Përgjigju
  • ymeri: 19/10/2020 23:43

    MOS LINI asnje ndertese e kacolle maloku pa shembur ne astir,,paskuqan,,kamez,,e kudo...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve