TIRANE - Ditën e hënë në të gjithë vendin nis viti i ri shkollor 2012-2013. Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit do të jenë mbi 35 mijë nxënësit që do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës duke u regjistruar në klasën e parë.
Stafi akademik dhe policia kanë marrë masat për mbarëvajtjen e ditës së parë të shkollës ndërsa Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj përshëndeti nxënësit duke ju uruar një vit sa më të suksesshëm. Sipas tij vëmendja kryesore këtë vit do t'i kushtohet programeve për 100 vjetorin e pavarësisë.
Semestri i parë i shkollës mbaron më 23 janar 2013 ndërsa semestri i dytë parashikohet të nisë më 28 janar dhe të përfundojë më 7 qershor 2013.
(Gre.M/gh/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com