TIRANË-Ditën e nesërme (1 Mars 2025), do të zhvillohen primaret për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike në të gjithë vendin në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit 2025. Votimi nis në orën 08:00 dhe mbyllet në orën 18:00.
Mënyra e votimit është një anëtar, një votë. Për qarkun Tiranë në fletën e votimit do të jenë të gjithë kandidatët e qarkut Tiranë (Tiranë, Kamëz, Kavajë, Vorë, Rrogozhinë).
Çdo anëtar ka të drejtë të votojë vetëm një kandidat.
Komente







