Me banorët e njësisë 2, Berisha edhe njëherë ka thirrur qytetarët për protestën ndërsa tha se protesta do të zhvillohet në Bulevard.
“Sot jemi mbledhur për protestën e nesërme në orën 12 për të cilën po bëhet një betejë e madhe mediatike saqë edhe ata që nuk presin samitin, këtë ngjarje të rëndësishme për vendin kanë harruar samitin dhe merren me protestën tonë. Kjo është e vërteta.
Ata e kanë frikë samitin se kanë frikë vlerat e Europës. Ata çdo lloj drite i tmerron, ndaj dhe po të keni vënë re ju ai që mund ta quaj me plot gojë kryeministri mafioz i shqiptarëve, që mund ta quaj ‘The Prime Thief of Albania’. Ai e ka humbur toruan dhe nuk bën gjë tjetër vetëm merret me postblloqe, këtë rrugë do e bllokojmë, etj, etj.
Nesër ne betejën e kemi me këtë person dhe qëndrimet e tij, po me përpjekjen e tij për ta paraqitur Shqipërinë sikur është Bjellorusia apo Kuba, sikur është një vend ku njerëzit janë të shtypur dhe nuk mund të ngrihen në protestë. Mirëpo ne kësaj përpjekjeje të neveritshme do t’i japim nesër përgjigjen më të fuqishme. Jam këtu për të ftuar demokratët e degës 2 të PD-së dhe gjithë qytetarët shqiptarë, në emër të idealeve tona demokratike të dalim nesër në shesh për të ngritur zërin tonë”, tha Berisha.
Lajmi kryesor: