Nesër protesta, Eduart Ndocaj
në Report Tv: Tubimi paqëso

Nesër protesta, Eduart Ndocaj<br />në Report Tv: Tubimi paqëso
Emisioni “Versus” në Report Tv i gazetarit Artur Nura i dha hapësirë edhe këtë të premte, zërit të qytetarëve.
 
Në studio ishte i ftuar deputeti Eduard Ndocaj, Kryetar i Partisë Bashkimi Demokristian Shqiptar, PBDKSH, i cili është larguar zyrtarisht nga radhët e të majtës dhe i është bashkuar protestës së opozitës. 
 
Nga ora 20.55 deri ne 22.30 qytetarët telefonuan në numrin 044 417 777 në Report Tv për të shfaqur opinionin e tyre për situatën politike në vend.
 
Pyetja për qytetarët ishte: A mendoni se protesta nesër do të ketë incidente të dhunshme?
 
Qytetarët u bënë pjesë e emisionit duke telefonuar, votuar dhe komentuar në rrjetin social Facebook. Ndërsa mendimet e shprehura prej tyre ishin të ndryshme, si nga ata të cilët paralajmërojnë se demokratët do ushtrojnë dhunë gjatë protestës, ndërsa pjesa tjetër mendon se dhuna nuk ka vend në demokraci. 

Vetë Ndocaj tha se opozita do të protestojë paqësisht, duke shmangur kështu çdo skenar dhune. 

Ai tha se zgjedhjet duhet të shtyhen, pasi nuk mund të ketë zgjedhje pa alterantivë. "Zgjedhjet duhet të shtyhen, pasi nuk jemi në kohën e Enver Hoxhës, kur nuk ekzistonte opozita. Rama duhet të ulet dhe të gjejë marrëveshje me opozitën", tha Ndocaj. 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar