Nesër raundi i dytë i Primareve të Berishës në 5 bashki, shtyhet për një datë tjetër gara në Fushë-Arrëz

Nesër raundi i dytë i Primareve të Berishës në 5 bashki, shtyhet për një datë tjetër gara në Fushë-Arrëz

Primaret e javës së kaluar

Nesër PD e Berishës do të zhvillojë raundin e dytë të primareve në 5 bashki të vendit për të përcaktuar fituesin, që do të jetë kandidati zyrtar për garën e zgjedhjeve vendore të 14 majit. Janë 6 bashkitë që shkuan në balotazh por gara në Fushë-Arrëz është shtyrë për një datë tjetër. PD e Berishës ka njoftuar se nesër ka zgjedhje në Mat, Dibër, Fier, Mirditë dhe Librazhd.

“Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike njofton se procesi i votimit do të hapet ne orën 8.00 e do të mbyllet në orën 18.00. Nëse në orën 18.00 do të ketë anëtarë të PD që ende nuk kanë votuar, Qendrat e Votimit nuk do të mbyllen derisa të ketë votuar edhe personi i fundit.  Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e simpatizantët e PD të bëhen pjesë e këtij procesi të rëndësishëm e të zgjedhin me votë kandidatin e tyre për Kryetar Bashkie”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se nga 9 bashki që kaluan në balotazh, 6 do të zhvillojnë zgjedhjet, ndërsa në 3 të tjera gjatë javës 1 nga rivalët u tërhoq.

Bashkitë ku votohet nesër, kandidatët dhe vende e qendrave të votimit
 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Kërkojnë qeveri teknike apo bashki teknike?

Kreshnik Spahiu: Kërkojnë qeveri teknike apo bashki teknike?