Nesër samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë për Planin e Rritjes Ekonomike! I pranishëm komisioneri Varhelyi, mungon Kosova

Nesër samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë për Planin e Rritjes Ekonomike! I pranishëm komisioneri Varhelyi, mungon Kosova

Liderët e Evropës Juglindore në samitin për Ukrainën në Tiranë

Pas samitit të zhvilluar sot në Tiranë për Ukrainën, nesër kryeqyteti do të presë një tjetër samit, atë të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarëve të lartë të BE me fokus integrimin e rajonit në Bashkimin Europian dhe zbatimin e planit të rritjes ekonomike.

Si përfaqësues i BE-së, do të jetë në Tiranë Komisioneri për Zgjerimin e Fqinjësinë, Oliver Varhelyi ndërsa presidentja e KE-së, Ursula Von der Leyen nuk do të jetë e pranishme.

Ndërkohë, edhe pse ishte përfolur mbi mundësinë e një përballje mes presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, një gjë e tillë nuk do të ndodhë pasi nesër nuk do të ketë liderë të lartë për të përfaqësuar Prishtinën zyrtare, ndryshe nga sot në samitin për Ukainën ku ishte e pranishme presidentja Vjosa Osmani.

Për herë të parë si kryeministër i Maqedonisë së Veriut, do të jetë i pranishëm në samit edhe Talat Xhaferi.

Lista e plotë e pjesëmarrësve:

Edi Rama – Kryeministër i Shqipërisë

Aleksandër Vuçiç – President i Serbisë

Milojko Spajiç – Kryeministër i Malit të Zi

Borjana Kristo – Presidente e Këshillit të Ministrave të Bosnjes dhe Hercegovinës

Talat Xhaferi – Kryeministër i Maqedonisë së Veriut

Oliver Varhelyi – Komisioneri i BE-së për Zgjerimin

Majlinda Bregu – Sekretare e Perëgjithshme për Bashkëpunimin Rajonal

Danijela Gacevic – Drejtuese në detyrë e CEFTA-s

Gert Jan Koopman – Drejtor i përgjithshëm i grupit negociator të KE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin

Xiaoqing Yu – Drejtoreshë e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor

Charlotte Ruhe – Drejtori menaxhues i BERZH-it për Evropën Qendrore dhe Juglindore

Matej Zakonjsek – Drejtor i Sekretariatit të Komunitetit për Transportin

Maja Pishkeviq –  Qendra e Evropës në Këshillin Atlantik dhe përfaqësuese e qendrës në Ballkanin Perëndimor

Alessandro Bragonzi – Kreu i përfaqësimit rajonal për Ballkanin Perëndimor në Bankën Evropiane të Investimeve (EIB)

Lulzim Rafuna – Kryetar i Dhomës së Tregtisë së Kosovës

Ines Muçostafa -  Kryetare e Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë

Andi Dobrushi – Drejtor Ekzekutiv i OSFA

Liderët e rajonit, do të marrin pjesë në darkën e shtruar nga kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme në orën 19:00 ku do të jetë i pranishëm edhe komisioneri Varhelyi. Ndërsa ditën e nesërme (29 shkurt), sipas agjendës të publikuar samiti do të mbyllet me një konferencë të përbashkët për shtyp me Varhelyi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:55
Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë për Planin e Rritjes Ekonomike/ Vuçiç darkon me Ramën e Varhelyi

1709150340_ramavucic.jpg

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka publikuar një foto në rrjetin social “Instagram” ku duket në shoqërinë e kryeministrit Edi Rama dhe Komisionerit të Bashkimit Europian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Bashkangjitur fotos e cila është shkrepur në Tiranë, Vuçiç shkruan se ky takim kishte në fokus përforcimin e lidhjeve ekonomike mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe krijimin e një tregu të vetëm për këto vende.

Ndër të tjera, bëhet me dije se takimi u bë me rastin e Samitit Rajonal për Planin për Rritje dhe Përafrim Ekonomik, që mbahet nesër në kryeqytetin shqiptar.

“Ne jemi mbledhur këtu për të diskutuar tema që janë me rëndësi jetike për Ballkanin Perëndimor.

Lidhja e ekonomive, heqja e pengesave dhe përparimi drejt një tregu të vetëm janë synime të mëdha që çojnë në zhvillimin thelbësor të vendit dhe rajonit tonë dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët tanë.

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mori pjesë në darkën gala me rastin e Samitit Rajonal për Planin për Rritje dhe Përafrim Ekonomik, që mbahet nesër në Tiranë”,- thuhet në postim.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë