Nesër Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë, Mediu për Report Tv: Proces i rëndësishëm, Ballkani ka nevojë për mbështetjen e BE

Tirana është gati për të zhvilluar Samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet nesër në Tiranë. Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu në një intervistë për Report Tv foli mbi rëndësinë e këtij samiti, ndërsa thotë se kjo është një ditë e rëndësishme jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë vendet e Ballkanit. Mediu u shpreh se rajoni ka nevojë për mbështetjen e Bashkimit Europian, sidomos s ai takon çështjes ekonomike.

“Proces i rëndësishëm, ditë e rëndësishme për Shqipërinë dhe Ballkanin, shpresoj të shikohet më tepër se sa një moment takimi, por substance e këtij takimi është akoma më me vlerë se thelbi i diskutimi do jetë çështjet ekonomike dhe në situatën e sotme, jo vetëm Shqipëria, por gjithë rajoni ka në nevojë për më shumë mbështetje europiane. Dua të besoj se qeveria shqiptare të ketë përcaktuar projekte prioritare dhe të mos ndodhë si herë të tjera që jemi mjaftuar me atë që është precesioni i një takimi se sa thelbi i asaj që përfitojmë", tha Mediu. 

Në një intervistë për gazetarin Nertil Agalliu, Mediu thotë edhe të rëndësihme duhet të jenë edhe diskutimet për situatën e sigurisë, sidomos pas sulmit të 24 shtatorit në veri të Kosovës.

"Një dimension i rëndësishëm do ishte edhe një fakt tjetër, të shohim që brenda kësaj tryeza ta lidhim zhvillimin ekonomik të Ballkanit edhe me çështjet e sigurisë në kontekstin e një tendence të qartë të inteligjencës të Rusisë dhe Kinës në Ballkan që krijojnë probleme nga pikëpamja e stabilitetit dhe sigurisë në Ballkan. Këtu dalim edhe në zhvillimet e fundit në atë çfarë ndodhi në veri të Kosovës", u shpreh Mediu. 

I pyetur se a mund të ketë një takim ballë për ballë mes Kurtit dhe përfaqësuesit të Serbisë me përfaqësuesit e BE, Mediu thotë se kjo nuk do zgjidhte gjë.

"Nuk mendoj se një ulje e Kurtit me Vuçiç do sillte ndonjë gjë tëre, e rëndësishëm të vlerësohet se ca ka ndodhur në veri të Kosovës. Nuk ishte thjesht një akt terrorist, ishte një evazion ushtarak i përgatitur qartësisht, një përgatitje ushtarake, trajnim ushtarak, mbështetje ushtarake nga Serbia, një marrëdhënie e inteligjencës ruse me atë serbe për të përshkallëzuar situatën dhe për të krijuar një konflikt, skenar me atë që ndodhi në kemi", vijoi Mediu. 

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • crni: 15/10/2023 18:53

    Akoma nuk eshte arestuar ky vrases i ndyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë