Nesër seanca e fundit në Kuvend, pritet miratimi i ‘kanabisit’ e ligji për diplomat e mjekësisë! Opozita paralajmëron ‘sherr’, studentët protestë

Pas një sezoni të gjatë dhe me shumë zhvillime politike që kanë përfshirë edhe parlamentin, të enjten do të mbahet seanca e fundit plenare për këtë sesion. Deputetët marrin pushimet për t’u rikthyer në shtator. Por ndonëse e fundit, seanca e së enjtes do të jetë shumë e rëndësishme. Rendi i ditës parashikon raportimin e disa institucioneve për veprimtarinë e vitit të shkuar ndërsa do të kalojnë ligje që kanë hasur jo pak kundërshtime nga opozita, grupet e interesit dhe kritika edhe në radhët e vetë mazhorancës.

Vota e opozitës për një sërë projektligjesh që pritet të miratohen të enjten nuk është surprizë. Kundërshtinë për draftet e qeverisë për legalizimin e kanabisit mjekësor, atë të detyrimit të studentëve të mjekësisë për të punuar 5 vite në Shqipëri dhe konfiskimin e ndërtimeve pa leje, e kanë dhënë me votë gjatë diskutimeve në komisionet parlamentare. Pas grupit parlamentar të PD, i cili të hënën u mblodh për të dakordësuar votën kundër, edhe grupi i Rithemelimit paralajmëron betejë kundër maxhorancës për këto nisma.

“Ligji i kanabisit, ligji i narkoshtetit. Asgjë nuk e justifikon kanabisin në Shqipëri. Ne do i kundërshtojmë me forcën më të madhe. Ligji për studentët. Ne qëndrojmë fuqishëm në mbrojtje të interesave të studentëve. I garantoj studentët se ne do të jemi avoketër të interesave të tyre të drejta dhe u bëj thirrje të gjithë studentëve shqiptarë të reagojnë si një trup i vetëm sepse në këtë mënyrë, duke copëzuar fakultetet ata do ta vendosin njëlloj", tha Berisha. 

"Për kanabisin I kam bërë thirrje familjeve me persona të varur nga droga të vijnë të protestojnë", tha Asllan Dogjani. 

Para parlamentit, me protesta, seancën e fundit do ta presin edhe studentët e mjekësisë. Paralel me protestat, ata kërkuan përmes një shkrese zyrtare, të dëgjohen të enjten në Kuvend.  

Edhe pse nuk është reflektuar në rend të ditës, Kuvendi pritet të fusë për votim edhe projekt-ligjin për “Akademinë e Shkencave”, që i hap rrugë dhënies së mandatit të dytë në krye të Akademisë Skënder Gjinushit.

Pezull për sesionin e ri në shtator, Kuvendi ka lënë të tjera nisma të rëndësishme, si paketa e despiunizimit apo zgjedhja e Avokatit të ri të Popullit, që i ka përplasur jo pak palët.

(Kliko këtu për ekstraktin e regjistrit tregtar të biznesit)

 

 

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pozitë opozitë: 19/07/2023 18:23

    Pozitë opozitë mos bëni sherr kot se nuk ja vlen. Studentët e kanë vendosur do ikin jashtë e ju mbani nga tre më të gjatin në qafë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë