Nesër seanca plenare, mocioni për qeverinë e Kosovës përçanë SHBA-në me BE-në

Nesër seanca plenare, mocioni për qeverinë e Kosovës përçanë SHBA-në me BE-në

Kuvendi i Kosovës nesër në orën 11:00 do të zhvillojë seancën për mocionin e votëbesimit ndaj qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti. Mocioni është kërkuar nga aleati i tij, Isa Mustafa me argumentin se Kurti shkeli marrëveshjen me shkarkimin e ministrit të Brendshëm nga radhët e LDK-së. Por mocioni që me shumë gjasa do të rrëzojë qeverinë duke e futur Kosovën në një tjetër spirale krize ka përçarë edhe aleatët e Prishtinës, SHBA-BE-në.

I dërguari Special për dialogun Kosovë-Serbi nga Shtëpia e Bardhë, Richard Grenell mbështet seancën plenare në Kuvend, praktikisht rrëzimin e qeverisë, duke qenë se Kurti nuk pranoi heqjen e taksës ndaj Beogradit. Grenell shpërndau postimin e ambasadorit amerikan në Kosovë Philip Kosnett ku ky i fundit shprehej se ishte i kënaqur që po mbahet kjo seancë. “Jam i kënaqur të shoh që parlamenti nesër do ta mbajë seancën mbi mocionin e votëbesimit. Siç i kam thënë kryeministrit Kurti sot, është e rëndësishme që parlamenti dhe të gjitha institucionet ta respektojnë Kushtetutën”, shkroi ambasadori Kosnett.

Por në anën tjetër, Gjermania dhe Franca kanë kërkuar që të shtyhet votimi i nesërm në Kuvendin e Kosovës për rrëzimin e qeverisë. “Franca dhe Gjermania janë të shqetësuara për situatën politike në Kosovë, në një kohë kur uniteti politik është i nevojshëm për të përballuar krizën me COVID-19. Kosovës i duhet një qeveri e qëndrueshme dhe plotësisht funksionale për t’u marrë me krizën. Prandaj, ne bëjmë thirrje që votimi i mosbesimit ndaj Qeverisë të rishqyrtohet apo të shtyhet.

Ne e mirëpresim synimin e kryeministrit Kurti për të rifilluar dialogun me Serbinë, dhe për t’i përfshirë të gjithë aktorët, në mënyrë që Kosova të flasë me një zë. Vendimi i marrë nga Qeveria e Kosovës më 20 mars, për të hequr tarifën prej 100 për qind ndaj lëndës së parë, është një hap i parë i rëndësishëm në drejtimin e duhur. Ne presim që tarifat do të hiqen plotësisht nga 1 prilli, dhe presim që edhe Serbia të veprojë” thuhet në deklaratë ndër të tjera.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Karadakliu: 25/03/2020 10:55

    Sovrani I dha besimin me arsyetim s e, nuk kishte provuar deri tash qeverisjen e Tyre.Dha besim se .permt uan ndryshime,dha besim se premtuan shume karshi te tjereve.Por, end epa filluar u krijuan probleme mbr ebnda kualicionit,Mbrenda subjekteve te parlamentit te Kosoves,mbrwend politikes shqiptare ne Kosov dhe dnershiqptare.U krikuan prbleme edhe me miqet tanhe BE dhe SHBA,u kruijuan prbleme edhe mes shqipatreve Kosove-Shqiperi,bile qe kur e kur kemi9 ftohje totale.Per pak kohe 45 dite, LVV dhe kualuicioni krijoi problem matreriale,politike kombetare e nderkombetare.me nje fjale, nuk doli sic pritem e as nuk doli sic u premtua.

    Përgjigju
  • Proka: 25/03/2020 09:35

    Tani plani i ndarjes se Kosoves i hartuar nga Amerikanet do te behet realitet me ndihmen e Hashim Thacit dhe Isa Mustafes. Care te themi tjeter,te gjithe ish komandantet u dorezuan pasi i kane blere me miliona Euro dhe nuk guxojne te bejne ciu. Sa e dhimbshme eshte kur je i tradhetuar nga gjaku yt.

    Përgjigju
  • Shkodrani: 25/03/2020 02:01

    MBAjeni kurtin kryeninister,,o popullsi ku*vi e kosoves,,apo don me ja dhane qeverine thacit qe tju shesi te tanve tek serbia....

    Përgjigju
  • Lui: 25/03/2020 00:34

    Ah ju jeni ftof myth.. gjithe bota e ka mendjen te covid 19, dhe ju tallni menderen me popullin me keto lojra. Shikoni situaten me infektimin e popullates se pastaj do perligjni ate qe thote serbi, dmth nuk dini te beni shtet

    Përgjigju
  • Arbëri: 25/03/2020 00:31

    Në Kosovë është përveq covi 19 është shfaqur edhe virusi tjeter tradhëtar në krye me shovenistët serb hashim dhe isa shkjaun

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI