Seanca e së enjtes, kur do të kalojë buxheti i vitit 2026, pritet të jetë jo me pak debate. Sali Berisha insiston se paketa e amendamenteve, e propozuara nga demokratët, që përmbysin thuajse tërësisht buxhetin siç ai është parashikuar nga qeveria, duhet të pranohet.
“Vjedhjet qeveritare në një vit, sipas KLSH, që nuk mund të jenë kurrë në thellësinë maksimale, janë mbi 1 miliard e 200 milionë. Këto janë më pak, këto janë një e pesta e vjedhjeve qeveritare. Absolutisht e mundshme. Por unë ndjej keqardhje të madhe kur shqiptarët, por veçanërisht media, nuk shtrojnë pyetjen se ku shkuan 67 miliardë euro të qytetarëve shqiptarë në 12 vite”, tha Berisha.
Një çështje që pritet të përplasë ashpër palët, është ajo për Avokatin e Popullit, zgjedhja e të cilit është futur në ngërç pasi PD tërhoqi firmat mbështetëse për 6 kandidatët që i shkojnë seancës për votim. Sali Berisha pranoi për herë të parë se dhënia e firmave ishte gabim, duke aluduar se Edi Rama do të përzgjedhë të preferuarin e tij.
“Po të mos ishte gabim firmosja nuk tërhiqej mbështetja, por ata operojnë me opozitën që duan, por opozitën që duan nuk e pranon kurrë PD-ja. Opozitën që duan e ka Edi Rama tani, kjo është platforma e tij”, tha Berisha.
Të enjten, do të mbahet edhe interpelanca me Kryeministrin Rama për çështjen ‘Balluku’, e kërkuar nga Agron Shehaj. Por, Berisha paralajmëron se nuk do të qëndrojë larg përballjes parlamentare për këtë çështje.
“Ditën e djeshme ai ka ndërmarrë dy sulme të egra që tejkalon edhe Maduro i VenEzuelës, ndaj Gjykatës Kushtetuese. Në përgjigjen e tij ndaj deklaratës së shoqatës së gjyqtarëve, ku ata denoncojnë dhe dënonin ndërhyrjet brutale të Ramës mbi Gjykatën Kushtetuese. Është kap mat, nuk del dot më dhe u vërsulet me një gjuhë që edhe Maduro do ta ketë lakmi kur t’ia përkthejnë”, vijoi ai.
Për Ballukun, Gjykata Kushtetuese do të vendosë të premten nëse do ta kalojë apo jo çështjen për gjykim.
Kreu i PD, Sali Berisha u pyet nga gazetarët për vendimin e PD-së për tërheqjen nga procesi i Avokatit të Popullit dhe përse deputetët e opozitës firmosën për Endri Shabanin, ndërsa tani e quajnë një lojë të Edi Ramës.
Berisha pranoi se ishte gabim mbështetja me firma për disa kandidatura dhe prandaj twrhoqwn firmat. Ai vijoi akuzat se Rama po bwn lojwn me qwllim qw tw zgjedhw Endri Shabanin.
“Tani ju e patë se në atë proces u rreshtuan 27 kandidatura. Mund të ketë dhe të tjerë që mund të kenë marrë firma përveç Endri Shabanit. Në mbledhjen e saj që bëri PD, para 4 ditësh, pas kërkesës dhe të socialistëve që deputeti të ketë të drejtë vetëm për një firmë, dhe vendimit jo kërkesës, vendimit që mori Komisioni i Ligjeve i drejtuar nga socialistët, PD u mblodh grupi parlamentar dhe përcaktoi kandidaturat që do të mbështesë ai.
Në kandidaturat që do të mbështeste PD nuk figuronte kandidatura e Endri Shabanit. PD i hoqi mbështetjen zotërisë dhe ata që kanë firmosur tërhoqën propozimin. E tërhoqën zyrtarisht propozimin. Kjo është e vërteta. Por, po këtu unë ju kam deklaruar se, kjo ndodhi pasi u deklaruar nga pala tjetër se, kandidati do ti jepej opozitës.
Ata operojnë me opozitën që duan, por opozitën që duan nuk e pranon kurrë PD-ja. Opozitën që duan e ka Edi Rama tani, kjo është platforma e tij. Por ne jemi opozita e shqiptarëve, jo opozita e Edi Ramës. Jemi krenar që nuk na don Edi Rama. Po të mos gabim, nuk tërhiqej mbështetja. Po të mos ishte gabim firmosja nuk tërhiqej mbështetja. Unë duhet ta pranoj një proces, por kjo erdhi krejtësisht nga një qëndrim i PS-së e cila kishte qëllim që të dilte tek opozita që donte. Me opozitën që do ne nuk do jemi kurrë, ne do jemi opozitë e sovranit. Besoj se është e drejtë kjo dhe është interesi i të gjithëve kjo”, tha Berisha.
Sali Berisha u ndal te përplasja e kryeministrit Edi Rama me Shoqatën Kombëtare të Gjyqtarëve për rastin e Belinda Ballukut. Berisha thotë se dënon sulmet e Ramës ndaj Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se edhe vetë kryeministri tashmë është kap mat me çështjen e Tunelit të Llogarasë.
“Dënoj presionin terror të Ramës ndaj gjykatës kushtetuese. Dënoj me forcën më të madhe në një akt të pashembullt. Ditën e djeshme ai ka ndërmarrë dy sulme të egra që tejkalon edhe Maduro i Venzeuelës, ndaj Gjykatës Kushtetuese. Në përgjigjen e tij ndaj deklaratës së shoqatës së gjyqtarëve, ku ata denoncojnë dhe dënonin ndërhyrjet brutale të Ramës mbi Gjykatën Kushtetuese. Është kap mat, nuk del dot më dhe u vërsulet me një gjuhë që edhe Maduro do ta ketë lakmi kur t’ia përkthejnë. Gjykatësit kërkuan të mos ushtrohet presion ndaj gjykatës. Ju jeni dëshmitarë se si një javë më parë ky mashtrues publik i kapur në çark me vjedhjen e Tunelit të Llogarasë citoi Komisionin e Venecias sikur ky komision paska dhënë opinione që nuk mund të pezullohen ministra. Tani e ka hequr, ka 4 ditë që nuk e përmend më Komisionin e Venecias. I bëj thirrje komisionit të Venecias të bëjë deklaratë, që ky është mashtrues. Rama ka hallin se është në radhë, pas lubisë. Nuk flen më dosja e Ramës”, tha Berisha.
Komente












