TIRANE-Nesër opozita do të zhvillojë protestën e gjashtë nga 16 shkurti. Pas tubimit të fundit para Kryeministrisë dhe Parlamentit ditën e shtunë, ku u shënuan dhe disa incidente dhe përplasje me policinë, opozitarët rikthehen sërish nesër.
Në orën 09:30 simpatizantët e PD-së dhe LSI-së do të mblidhen para Parlamentit për të protestuar kundër qeverisë dhe legjislativit, që e cilësojnë ilegjitim pas dorëheqjes së tyre nga mandatet.
Policia ka marrë masat për shmangien e incidenteve dhe mbrojtjen e deputetëve që të mos ketë konfrontime si në rastin e tre javëve më parë, ku u sulmuan ministri Klosi dhe dy deputetë të shumicës.
Sipas burimeve për Shqiptarja.com nesër do të jenë në gatishmëri mbi 700 forca policie dhe FNSH, pra më pak se protesta e 16 marsit. Ndërkohë që masat do të jenë të shtrira para Parlamentit dhe Kryeministrisë, teksa të dy institucionet do të rrethohen me gardh metalik, si ditën e shtunë.
Protesta e 16 marsit solli përplasje mes simpatizantëve të opozitës dhe policisë, pasi çanë kordonin para Parlamentit, por u shpërndanë me gaz lotsjellës dhe ujë me presion nga autobotët. Opozita ka deklaruar se protestat para Parlamentit do të vijojnë sa herë që të ketë seanca plenare.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
49.3%
-
Jo
35.7%
-
Nuk e di
15%
Vota total: 621
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Durrës/ “Ari i zi”, sekuestrohen 670 tonë naftë kontrabandë, erdhi me anije nga Tunizia! 3 në pranga dhe 5 nën hetim, në kërkim 2 organizatorët (EMRAT+VIDEO)
13 Janar, 14:02
-
48 orë e mia në Tiranë, një arratisje perfekte europiane në qytetin më të nënvlerësuar
13 Janar, 13:54
-
Berisha e Bardhi i ‘turren’ sërish Olsi Ramës! Pretendimi i ish-kryeministrit: Letër anonime në BKH, Olsi në foto me drejtuesin e bandës së Xibrakës
13 Janar, 13:47
-
Lezhë/ Prag-tragjedie në Torovicë, shkëmbi këput shtyllën elektrike, shpëton për mrekulli shoferi! (VIDEO)
13 Janar, 13:47
-
A është e rrezikshme të hani dëborë? Ja çfarë duhet të dini
13 Janar, 13:38
-
Arben Kallamata: Nga amatorët te mashtruesit profesionistë për gjuhën shqipe
13 Janar, 13:36
-
Ish numri 2 i Metës gati të bashkëpunojë me Ramën, Braimllari për Report Tv: Dua të jap angazhimin tim për zgjedhjet e 11 majit! S'kam problem ta nis si 19 vite më parë
13 Janar, 13:32
-
Rama: Ndërtimi i dy unazave të Durrësit, nxitje zhvillimit dhe lehtësim i trafikut
13 Janar, 13:28
-
Namir Lapardhaja: Rasti Zhukri dhe pse Berisha sokëllin për 1 nga 9 gjyqtarët e Kushtetueses
13 Janar, 13:21
-
Alibeaj i përgjigjet Berishës: Hakmarrje pse votova për heqjen e imunitetit të tij te Mandatet! Të merret me hallet që ka me Drejtësinë, po mban peng PD
13 Janar, 13:18
-
Trafik kokaine në Itali, GJKKO i komunikon 'arrestin në burg', Kreshnik Farruku: Nuk jam unë ai që pretendoni
13 Janar, 13:12
-
Gjirokastër/ Zjarri shkrumbon magazinën, ikën dëm edhe 1 ton raki, shkak dyshohet shkëndija elektrike
13 Janar, 13:10