Të hënën ndeshja Shqipëri-Spanjë/ Gazetari spanjoll për Report Tv: Mund të fitoni, lojtarët 'kuq e zi' janë të organizuar! Më pëlqen shumë Strakosha

Ditën e hënë (24 qershor 2024) Kampionati Europian 2024 do të përjetojë një ndër ndeshjet më të paparashikueshme, atë mes Shqipërisë dhe Spanjës.

Për gazetarin e Report Tv, Ernest Koçin, gazetari spanjoll i sportit, Espina Gomez Jose Antonio i  medias "Diario AS", i cili ka po ndjek ecurinë e europianit është shprehur se Shqipëria nuk do jetë e lehtë për Spanjën.

“Nuk është një ndeshje e lehtë për Spanjë. Shqipëria është një skuadër shumë guximtare dhe më pëlqen shumë. I kam ndjekur nga afër dy ndeshjet e saj në Hamburg dhe Dortmund dhe janë një skuadër shumë e mirë”,-theksoi gazetari spanjoll.

Për më tepër, ai shprehu besimin se Kombëtarja jonë mund të fitojë të hënën kundrejt Spanjës.

“Po, mund ta mposhtë, më pëlqen Shqipëria shumë. Ka lojtarë shumë të mirë dhe është një skuadër shumë e organizuar”,-deklaroi  Espina Gomez Jose Antonio.

Për gazetarin spanjoll, portieri i Shqipërisë, Thomas Strakosha është i preferuari i tij. Ai parashikon një të ardhme më të ndritur për portierin shqiptar pasi këtij evropiani.

“Me pëlqen shumë portieri Strakosha. Jam shumë i sigurt që pas këtij europiani do ta kërkojnë shumë skuadra”,-nënvizoi ai.

“Shqipëria do të jetë e fortë dhe mund të fitojë e të shkojë në një nivel tjetër”,-u shpreh në fund ai.


Lajmi kryesor:

Pragsfida me Spanjën/ Report Tv në Dortmund ku po stërvitet kombëtarja shqiptare, bashkohet dhe Rei Manaj


K.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja