Pragsfida me Spanjën/ Report Tv në Dortmund ku po stërvitet kombëtarja shqiptare, bashkohet dhe Rei Manaj

Dortmund- Gazetari i Report Tv, Ernest Koçi ndjek nga afër kombëtaren shqiptare në Dortmund të Gjermanisë ku po djemtë e skuadrës mbajnë stërvitjen

Fillimisht ka pasur një stërvitje në qendrën stërvitore "Sport Centrum Kaiserau" në Dortmund që ka zgjatur për gati 30 minuta dhe më pas Sylvinjo ka pasur një takim për të diskutuar për strategjinë që do të përdoret në fushë kundër Spanjës.

Kjo ndeshje është vendimtare për fatet e kombëtares.

Futbollistët kanë zbritur në fushë, të bëjnë nxemje dhe më pas të bëjnë një ndeshje stërvitore. I gjithë grupi është në dispozicion. Edhe Rei Manaj sot ka zbritur në fushën e stërvitjes ndërsa mbrojtësi Enea Mihaj duket që ka probleme, dhe po qëndron i diferencuar. Do shikohet në vijim për të parë nëse do jetë i gatshëm për Spanjën ose jo.

Në orën 14:00 do të zhvillohet dhe konferenca për median dhe para gazetarëve këtë herë do të jetë Nedim Bajrami, futbollisti i kombëtares shqiptare që hyri në rekordet e kampionatit europian për golin më të shpejtë, 23 sekonda në përballjen me Italinë për Euro 2024. 

Të hënën në 21:00 në stadiumin e Dusseldorf luhet Shqipëri - Spanjë, ndeshja e fundit e Grupit B për Euro 2024.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:52
Të hënën ndeshja Shqipëri-Spanjë/ Gazetari spanjoll për Report Tv: Mund të fitoni, lojtarët 'kuq e zi' janë të organizuar! Më pëlqen shumë Strakosha

Ditën e hënë (24 qershor 2024) Kampionati Europian 2024 do të përjetojë një ndër ndeshjet më të paparashikueshme, atë mes Shqipërisë dhe Spanjës.

Për gazetarin e Report Tv, Ernest Koçin, gazetari spanjoll i sportit, Espina Gomez Jose Antonio i  medias "Diario AS", i cili ka po ndjek ecurinë e europianit është shprehur se Shqipëria nuk do jetë e lehtë për Spanjën.

“Nuk është një ndeshje e lehtë për Spanjë. Shqipëria është një skuadër shumë guximtare dhe më pëlqen shumë. I kam ndjekur nga afër dy ndeshjet e saj në Hamburg dhe Dortmund dhe janë një skuadër shumë e mirë”,-theksoi gazetari spanjoll.

Për më tepër, ai shprehu besimin se Kombëtarja jonë mund të fitojë të hënën kundrejt Spanjës.

“Po, mund ta mposhtë, më pëlqen Shqipëria shumë. Ka lojtarë shumë të mirë dhe është një skuadër shumë e organizuar”,-deklaroi  Espina Gomez Jose Antonio.

Për gazetarin spanjoll, portieri i Shqipërisë, Thomas Strakosha është i preferuari i tij. Ai parashikon një të ardhme më të ndritur për portierin shqiptar pasi këtij evropiani.

“Me pëlqen shumë portieri Strakosha. Jam shumë i sigurt që pas këtij europiani do ta kërkojnë shumë skuadra”,-nënvizoi ai.

“Shqipëria do të jetë e fortë dhe mund të fitojë e të shkojë në një nivel tjetër”,-u shpreh në fund ai.

Ora 10:16
Euro 2024/ Caktohen arbitrat që gjykojnë sfidën Shqipëri - Spanjë! I kryeson suedezi Glen Nyberg

 Arbitrat suedezë do të gjykojnë ndeshjen Shqipëri – Spanjë që do të luhet më 24 qershor.

Ndërkohë arbitri kryesor është Glen Nyberg

Arbitrat e tjerë janë Mahbod Beigi, Andreas Soderqvist, Mykola Balakin, Christian Dingert.

Të hënën në 21:00 në stadiumin e Dusseldorf luhet Shqipëri - Spanjë, ndeshja e fundit e Grupit B për Euro 2024.

Ndërkohë Kombëtarja do të zhvillojë sot një seancë stërvitore në Kaiserau, që nis në ora 11:00 dhe 15 minutat e para do të jenë të hapura për median.

Në orën 14:00 do të zhvillohet dhe konferenca për median me një nga futbollistët kuqezi po në Kaiserau.

S.G/S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loni: 22/06/2024 12:56

    *pasneser

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Thirrjet raciste pas triumfit në Kupën e Amerikës, Federata franceze nis veprimet ligjore kundër asaj të Argjentinës

Thirrjet raciste pas triumfit në Kupën e Amerikës, Federata franceze nis veprimet ligjore kundër asaj të Argjentinës