Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor me zyrtarë të BE, Rama në Shkup, takohet me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Shkup të Maqedonisë së Veriut ku të nesërmen (22 janar) pritet të mbahet samiti mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarëve të BEpër planin e rritjes ekonomike të rajonit. Në vigjilje të darkës së punës, kreu i ekzekutivit ka publikuar foto nga takimi me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, James O’Brien.
MAQEDONI E VERIUT- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Shkup, aty ku të nesërmen (22 janar) pritet të mbahet takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor me zyrtarë të BE-së në kuadër të planit për rritje ekonomike te rajonit.
Rama ka publikuar një foto me ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit James O'Brien, i cili gjithashtu është i pranishëm në darkën që do të mbahet mbrëmjen e sotme mes liderve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të BE e SHBA.
“Shkup - Me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, James O'Brien, në vigjilje të darkës së punës mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të administratës amerikane e të BE”- shkruan Rama krahas fotove të publikuara.
Samiti rajonal për planin e rritjes ekonomike të Ballkanit Perëndimor, i organizuar nga Komisioni Evropian fillon të hënën (22 janar) në orën 09:00 dhe pas takimit të liderëve, samiti do të mbyllet me një konferencë të përbashkët shtypi.
Në takim do të marrin pjesë:
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti
Srgjan Amixhiç, ministër aktual i Financave dhe Thesarit në Këshillin e Ministrave të Bosnje- Hercegovinës,
Milojko Spaiq, kryetari i Qeverisë së Malit të Zi,
Gert Jan Kopman, drejtor i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian,
James O’Brien, ndihmës Sekretari i Shtetit për çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ndërkohë që së fundmi ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i cili shihet në foton e publikuar nga Rama para darkës së punës në Shkup.
Rama publikon fotot para darkës së punës mes liderëve të BP dhe zyrtarëve të BE-së në Shkup, u bashkohet edhe Vuçiç
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto para darkës së punës me liderët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të BE-së. Siç shihet edhe në foto, i pranishëm është edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, pjesëmarrja e të cilit ende nuk ishte konfirmuar më herët.
“Shkup - Përpara darkës së punës mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të administratës amerikane e të BE”- shkruan Rama në facebook.