SHKUP - Emigrantët shqiptarë janë ndaluar të udhëtojnë me avion drejt Maqedonisë për të votuar në zgjedhjet lokale të cilat zhvillohen nesër.
Agjencia e lajmeve INA shkruan se “Air Bukuresht” dhe “Enter Air” , dy kompanitë ajrore të cilat morën përsipër të bënin udhëtimet charter të emigrantëve janë ndaluar nga Maqedonia me arsyetimin se nuk kishin plotësuar procedurat evropiane.
Agjencia për Fluturime Civile në Maqedoni ka refuzuar kërkesat e dy kompanive ajrore të huaja për realizimin e fluturimeve në linjën Bazel–Ohër.
Siç shkruan agjencia e lajmeve INA, fluturimet do të realizohen dhe të gjithë udhëtarët do të kenë si destinacion Tiranën ose Prishtinën.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com