Nesër zgjedhjet parlamentare në Serbi, Begaj thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit: Merrni pjesë masivisht në votime

Nesër zgjedhjet parlamentare në Serbi, Begaj thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit: Merrni pjesë masivisht në votime

Presidenti Bajram Begaj ka bërë thirrje që shqiptarët të cilët jetojnë në Serbi, të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen të nesërmen në 17 dhjetor. Në një postim të bërë në rrjetin social 'facebook', presidenti shprehet se shqiptarët e Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bukanovcit, duhet të marrin pjesë masivisht për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në parlamentin serb, 

Postimi i plotë i Begajt: 

Shqiptarë të Luginës së Preshevës, Preshevë, Medvegjë e Bujanoc! Zgjedhjet e ditës së nesërme janë një moment shumë i rëndësishëm për përfaqësimin tuaj politik dhe mbrojtjen e të drejtave tuaja.

Vetëm përmes pjesëmarrjes masive dhe zgjedhjes së kandidatëve tuaj mund ta arrini këtë. Duke shpresuar në një proces sa më demokratik, ju inkurajoj të merrni pjesë në votime e të zgjidhni kandidatët tuaj të preferuar që do t'ju përfaqësojnë në Parlamentin e ardhshëm.

 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin