Nesho për Report Tv: Dialogu Kosovë- Serbi prioritet i Ramës, Thaçi vuri bast me diçka të gabuar, të dorëhiqet!

TIRANË- Për ish- ambasadorin e Shqipërisë në OKB, Agim Nesho, kryeministri Edi Rama ka gabuar kur tha se prioritet është zgjidhja e mosmarrëveshjes Kosovë- Shqipëri, më tepër se integrimi i vendeve në Bashkimin Europian. Në një intervistë për Report Tv, në edicion qendror informativ, Nesho e ka vlerësuar si jo të duhurën edhe deklaratën e Ramës gjatë takimit me homologun kosovar, Avdullah Hoti, i cili e quajti provokim prononcimin e Vuçiç "se po negocion me perëndimin për shqiptarët".

"Rama është një nga miqtë e Vuçiç, kanë krijuar një platformë se si zhvillohen marrëdhëniet në Ballkan, kjo është edhe pika më e dobët e faktorit shqiptar që mendon që zgjedhjen e çështjes nacionale ta bëj me një partner si Serbia ku nacionalizmi është tejet i egër dhe interesat e saj ndaj Ballkanit dhe Shqipërisë nuk janë të sinqerta dhe nuk janë të ndershme. Në këtë kuptim, mendoj që Rama e do këtë dialog që e mban mundësinë në politike, për arsye se aksionet e tij kanë rënë, kjo është e sforcuar dhe nuk i lejohet Ramës që të bënte disa diskutime që shkojnë më tepër në një bashkëpunim me Serbinë sesa në një unifikim të faktorit shqiptar ndaj çështjes nacionale dhe vendeve të huaja për të rritur interesat e tyre në Ballkan në dëm të Kosovës. Mesazhi i Ramës si në Kosovë, ku deklaroi që prioritare më shumë se integrimi në BE, që është perspektivë afatgjate, qenka më e rëndësishme zgjidhja e marrëveshjes Serbi- Kosovë", u shpreh Agim Nesho.

Për Neshin, Thaçi duhet të kishte shkuar në Hagë për t'u përballur me akuzat për krime lufte jo si president i Kosovës, pra sipas tij duhet të kishte dhënë dorëheqjen.

"Unë mendoj që çështja e dorëheqjes e pengon Kosovën që të paraqitet si një vend sovran me të drejta të plotë në të gjithë bashkëpunimin që ka në arenën kombëtare, pa e paramenduar përfaqësinë e presidentit Thaçi. Ka qenë një lider i madh, ka vlera historike, është momenti i caktuar që për hir të interesave të ardhme, ai të japë dorëheqjen. Vuri bast për një gjë të gabuar bashkë me kryeministrin Edi Rama dhe kjo i mban përgjegjës para popullit shqiptar që sado pak kanë kompromentuar një zgjidhje historike që komuniteti historik i dha me të drejtë një kombi të vuajtur siç ishte Kosova", tha Nesho, teksa vuri në dukje një diferencim të reagimit të Tiranës zyrtare për të njëjtin rast, por që në qendër kanë personazhe të ndryshme. Sipas tij, Rama reagoi ndryshe ku Ramush Haradinaj u thirr nga Haga apo pas largimit të kryeministri Albin Kurti dhe kjo për ish- ambasadorin tregon që reagimet varen nga marrëdhënie personale për krerët e shteteve.

"Diferencim në sjellje të TIranës për të njëjtën akuzë, sic ka ndodhur me Haradinajn dhe Thaçi, UÇK është e paprekshme, janë heroik dhe ata lider që kanë luftuar së bashku me komunitetin për të luftuar genocidin, individualisht akuzimi nuk i bën fajtor. Edhe Serbia ka akuzuar NATO-n për veprim kundër njerëzimit për shkak të bombardimit në mbrojtje të popullit shqiptar, por kjo nuk do të thotë se kjo është e vërtetë. Kemi një mosangazhim të qeverisë shqiptare në rastin e rënies së kryeministrit Haradinaj, por edhe të mos reagimin gjatë kohës së kryeministrit Kurti, duket si një partneritet dhe unë e gjykoj në vijueshmërinë që ka Tirana në projektin e përbashkët. Duhet një fillim i ri, ka nevojë për njerëz të ri të pakapur, që nuk kanë gabuar për çështjen shqiptare", tha ai në Report Tv.  

Së fundmi, në një analizë të vizitës së kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti në Tiranë, Nesho tha se deklaratat e tij kanë qenë politikisht shumë korrekt, por nuk ndan të njëjtin mendim sa i përket sjelljes së bërë nga Tirana zyrtare.

"Vizita e kryeministrit të Kosovës në Shqipërisë tregon prioritetin e qeverisë, ndaj një vendi që ndan të njëjtën kulturë dhe traditë dhe është gjysma tjetër e atdheut. Mesazhet e Hotit ishin politikisht korrekte dhe që kërkonin bashkëpunim të frytshëm. Nga ana tjetër, Tirana zyrtare përpiqet që me anë të patriotizmit të përfitojë nga këto marrëdhënie, që janë bërë edhe më kritike në bazë të akuzës të shpallur ndaj krerëve të Kosovës", përfundon ish- ambasadori.

B.K./k.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Enveri: 04/07/2020 07:25

    Si eshte shoku gaqo,mo agim.mire eshte?

    Përgjigju
  • Mashkullori: 03/07/2020 22:35

    Po more Nesho ziu,po.Po nuk na thua,kur e ndaluan Ramushin ne France kush nderhyru per te lashuar?A nuk qe po Rama ai qe e beri kete veprim ndaj tij?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja