Nesturi në Report Tv: Berisha e di që s’është më i forti! Takimi me Metën, që SHBA të kuptojë qëndrimin e partisë së re! PD-ja po shkon drejt ndarjes

TIRANË- Nga “guvernatore” në “ambasadore”, ky ndryshim në retorikën e Sali Berishës për analistin Plator Nesturi, është një tregues shumë i qartë se si ish-kryeministri ka rritur të marrë mesazhin që “nuk është më i forti”. I ftuar në studion e Report Tv, Nesturi tha se Berisha ka hequr dorë nga protesta pasi e ka kuptuar se nuk po i funksionon si lëvizje dhe po tenton që të shtyjë njerëzit drejt grevave.

“Berisha e kupton faktin që nuk është më i forti, dihet që raportet e tij me ndërkombëtarët janë në cakun më të ulët, nuk ka më peshë për të ushtruar ndikimin e tij, po ul tonë, Berisha ka kuptuar që dhe forca e tij për të bërë lëvizje të egra dhe të dhunshme, e ka kuptuar që kjo nuk po i sjell ndonjë leverdi, ka sensorë të tij, jo vetëm në parti, apo te elektorali, nuk ka një rrezatim kjo lëvizje, prandaj Berisha kërkon ta shpërndajë këtë përgjegjësi, duket sikur ka një tërheqje nga protestat duke bërë thirrje për grevat nga biznesi i vogël dhe pastaj ta marrë në dorë. Por kjo tregon dobësi”, tha Nesturi.

Ai është ndalur edhe në takimin që Meta pati me Berishën duke thënë se ka qenë një formë e SHBA-së për të kuptuar qëndrimin e një partie të re, siç është Partia e Lirisë.

“Nuk besoj se ka qenë ndonjë kuriozitet se ç’mendon Meta, po pozicionimi i një partie të re, Partia e Lirisë. Qëndrimi krah Berishës i bën dëm edhe Partisë së Lirisë”, tha ai.

Në fund, ai tha se PD-ja ka hequr dorë nga tentativat e saj për t’u bashkuar, por sipas Nesturit, po bëhen përpjekje se si mund të ndahet partia. Kjo sipas analistit, reflektohet edhe te kërkesa e opozitës për të shtuar më shumë bashki në hartën territoriale.

“Nuk do të kemi një bashkim, tashmë është një çështje ezauruar, kriza dhe ndarja është shumë e thjeshtë. Çështja është si do jetë zgjidhja për t’u ndarë, një trashëgimi që nuk ka të bëjë vetëm me godinën. Një PD ishte fokusuar me betejën në parlament, pjesa tjetër duke mos pasur një fuqi për të bërë një betejë direkte, tentoi të bënte lojën e protestave në rrugë, del nga institucionet për të ushtruar presion në rrugë, kemi aleatët të pozicionuar fare, as me Metën, as Berishës e as me Alibeajn dhe një mungesë totale kohezioni.

Opozita po humbet kohë pas interesave personale të Berishës dhe Metës. Berisha ka qenë pjesë e betejave të 1991 apo 2005. Opozita nuk mund të fitojë këto zgjedhje vendore dhe shtimi i Bashkive për t’i çuar në 90 e ca është një fragmentarizmi i hartës elektorale për të krijuar disa zona të reja, këto nuk i shërbejnë qytetarit, po interes të partisë”, përfundoi Nesturi në Report Tv.

B.K./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja