Nesër protesta e opozitës/ SHBA: Qëndroni larg dhe bëni kujdes, nuk dihet sa mund të zgjasë

Nesër protesta e opozitës/ SHBA: Qëndroni larg dhe bëni kujdes, nuk dihet sa mund të zgjasë

Nesër opozita shqiptare ka njoftuar protestën e radhës para parlamentit në momentin që do të zhvillohet seanca plenare. Policia ka marrë masat për të shmangur incidentet, teksa radhën e parë u shënuan disa, pasi protestuesit sulmuan ministrin Klosi dhe dy deputetë të shumicës.

Gjendja nesër mund të agravohet akoma më shumë, pasi përpos deputetëve të shumicës që do të jenë në sallë, do të shkojnë edhe katër të rinjtë që morën mandatin nga lista e LSI-së për të bërë betimin. Për t'iu shmangur trazirave, ambasada amerikane u bën thirrje shtetasve të saj qëndrojnë larg pikave të nxehta, Kryeministrisë, Parlamentit dhe ndërtesave të tjera qeveritare.

"Demonstrata pritet të ndodhë kur Kuvendi i Shqipërisë të mblidhet në seancë. Grupi demonstron kundër qeverisë. Kohëzgjatja e demonstratave është e panjohur. Forcat e sigurisë kanë përdorur ujë dhe gazlotsjellës gjatë protestave të fundit. Shmangni pikat e grumbullimit dhe vendet ku demonstratat janë të pashmangshme ose të vazhdueshme" thuhet në njoftim.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Universitetet amerikane u bëjnë thirrje studentëve të huaj të kthehen përpara inaugurimit të Trump

Universitetet amerikane u bëjnë thirrje studentëve të huaj të kthehen përpara inaugurimit të Trump