Nesër takimi FSHF-Ministri e Shëndetësisë, vendoset protokolli për rikthimin e futbollit

Nesër takimi FSHF-Ministri e Shëndetësisë, vendoset protokolli për rikthimin e futbollit

Pas disa shkresash zyrtare të cilat janë dërguar mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Federatës Shqiptare të Futbollit, është caktuar që nesër në orën 10:30 të mbahet takimi i dy grupeve përkatëse për të nisur punën për hartimin e një protokolli pwr sigurinë higjieno-sanitar.

Protokolli i sigurisë higjineo-sanitar do të përdoret në takimet e mbetura të këtij kampionati, por edhe në ndeshjet e sezoni që do të vijë.

Ditën e djeshme Federata Shqiptare e Futbollit me anë të një shkrese, vuri në dijeni Ministrinë e Shëndetësisë së grupi i punës së tyre do të përbëhej nga përgjegjësi i Departamentit Mjekësor në FSHF Gianluca Stesina, mjeku sportiv i FK Kukësit Mel Ostreni dhe mjekja imazheriste në federatë Arjana Sina.

Në takimin e ditës së nesërme 9 maj ora 10:30 pritet që të mësohen emrat e specialistëve të Ministrisë së Shëndetësisë. Në lidhje me rifillimin e stërvitjes së skuadrave, pritet që të vendoset ditën e hënë, datë 11 maj.

k.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)