Netanjahu: Marrim hak ndaj Iranit! Teherani i përgjigjet: Mos luaj me zjarrin! IDF sulm në një xhami në Gaza, të paktën 22 të vdekur! Akt terrorist në Izrael, vritet ushtarja e kufirit, 8 të plagosur

Sot është dita e 365-të e luftës ne Gaza, që filloi pas sulmit te 7 tetorit 2023 në Izrael. Por tashmë edhe një front tjetër është hapur në veri të vendit, teksa prej ditësh izraeli bombardon bazat e Hezbollah në LIbanin jugor dhe deri në Bejrut, duke vrarë liderin hassan Nasrallah dhe shumë komandantë.

Sipas Hamasit, numri i të vdekurve në Rripin e Gazës rritet në 41,825 dhe ka 96,910 të plagosur. Ndërkohë qe sulmet kane vijuar edhe gjatës natës së kaluar.

Një bombardim në një xhami la të paktën 22 të vdekur dhe mbi 50 të plagosur. Nga ana tjetër vijojnë shpërthimet edhe në Jug të Libanit, teksa kryeministri izraelit Netanjahu ka nënvizuar se "do të marrë hak ndaj Iranit pas sulmit", pasi sipas kreut të qeverisë hebreje kjo është një e drejtë.

Irani iu përgjigj sot menjëherë, duke i kujtuar kryeministrit izraelit që të "mos luante me zjarrin" dhe se ata "kishin përgatitur skenarë sekretë" si strategji ndaj izraelit.

Kur po shënohet njëvjetori i luftës në lindjen e mesme, demonstrata pro Palestinës janë zhvilluar në kryeqytete dhe qytete të ndryshme të botës.

IDF njoftoi sot (6 tetor) se sulmoi 150 objektiva të Hezbollah në Libanin jugor, që shërbenin si baza ushtarake dhe armatimi. Edhe nga Gaza jugore pati lëshime raketash drejt Izraelit, kurse Hezbollah tha se objektiv kishin zonën e Haifa.

Libani ka vijuar t'i përgjigjet, por ngjarja më e rëndë ndodhi në rajonin izraelit të Beersheva, ku pati sulm terrorist brenda një stacioni autobusi, teksa një person la të vrarë me automatik 1 person dhe plagosu 8 të tjerë. Atentatori, një arabo-zraelit, u ekzekutua në vend.

Mediat raportuan se viktima e sulmit mbeti një ushtare izraelite 25-vjeçare, e rekrutuar për mbrojtjen e kufirit.

Irani nuk po kontakton dot me kreun e ri të forcave revolucionare QUD-s, Esmail Qaani, i cili ishte nisur para një jave në LIban, pas vrasjes së Hassan Nasrallah nga IDF-ja e Izraelit. Kurse Teherani mbylli të gjitha aeroportet gjatë natës, nga mbëmja e sotme deri nesër (7 Tetor) në mëngjes, për arsye sigurie.

 

Lajmi në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:28
Irani anulon të gjitha fluturimet gjatë natës, s’po kontakton dot as Komandantin e QUD-s, u nis për Liban! Viktima e sulmit terrorist në Beersheva, ushtare izraelite

Esmail Qani, komandanti i QUD-s në Iran, që nuk po kontaktohet prej një jave

Autoritetet iraniane kanë njoftuar anulimin e fluturimeve në disa prej aeroporteve të vendit për shkak të "kufizimeve operacionale", njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve IRNA, pothuajse një javë pasi sulmi i Iranit ndaj Izraelit premtoi hakmarrje.

“Për shkak të kufizimeve operacionale, fluturimet në disa aeroporte në vend do të anulohen nga ora 21:00 (19:00 me orën tonë) të dielën 6 tetor deri në orën 06:30 (04:30) nesër, 7 tetor”, tha Jafar Yazarloo, zëdhënës i Organizatës së Aviacionit Civil, cituar nga IRNA.

Kurse për sulmin e armatosur terrorist në Beersheva, në ambientet e një stacioni autobusi që ndodhi sot në Izrael, autoritetet kanë identifikuar viktimën e vetme, teksa pati edhe 8 të plagosur. Ajo është një ushtare Shira Chaya Soslik, 25 vjeçe, që shërben në policinë kufitare në jug.

Kurse në krahun tjetër, Komandanti i Forcave iraniane Quds, Esmail Qaani, i cili udhëtoi për në Liban pas vrasjes së liderit të Hezbollahut në një sulm izraelit më 27 Shtator, nuk është dëgjuar që nga sulmet në Bejrut javën e kaluar. Këtë i thanë “Reuters”-it dy zyrtarë të lartë për sigurinë iraniane.

Një nga zyrtarët tha se Qaani ishte në periferitë jugore të Bejrutit gjatë një sulmi që thuhet se kishte në shënjestër zyrtarin e lartë të Hezbollahut, Hashem Safieddine.

Ora 16:47
Irani paralajmëron Netanyahun: Mos luaj me zjarrin, kemi skenarë për t’u përballur! Kryeministri izraelit viziton trupat tokësore në Libanin jugor

Policia izraelite në vendin ku ndodhi sulmi terrorist, në Beersheva

Komandanti i Marinës së Gardës Revolucionare iraniane, Alireza Tangsiri, paralajmëroi kryeministrin izraelit Benyamin Netanyahu "të mos luajë me zjarrin", pasi ky i fundit kërcënoi se do të sulmonte Iranin në përgjigje të lëshimeve të raketave të 1 Tetorit në Izrael.

“Ne kemi zhvilluar një sërë skenarësh për t'u përballur me armiqtë”, theksoi Tangsiri. Irani ka plane për çdo situatë dhe është plotësisht i gatshëm të përballet me çdo rrethanë, shtoi ai, cituar nga Tasnim.

Në krahun tjetër, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu vizitoi sot (6 Tetor) trupat e dislokuara në kufirin me Libanin jugor, të përfshira në inkursionin tokësor që nga e hëna e kaluar. Këtë e bëri të ditur zyra e tij.

IDF njoftoi edhe sot se ka sulmuar 150 objektiva të Hezbollahut, ku mbaheshin armatime dhe shërbenin si baza luftarake. Teksa në Gaza u kryen bombardime gjithashtu, me të paktën 20 të plagosur, mes tyre edhe 9 fëmijë sipas raportimit të mediave.

Edhe Hezbollahu njoftoi se i është përgjigjur nga Libani me raketa drejt Haifas, por edhe nga Gaza jugore në territoret armike. Vetë IDF konfirmoi sot pasdite se ka pasur të paktën 20 sulme nga Gaza jugore me predha në rajonin izraelit.

Një autor i sulmit terrorist në stacionin e autobusit në Beersheva në Izrael u vra sot nga policia, pak pasi sulmoi me armë automatike qytetarët, duke vrarë 1 person dhe plagosur 8 të tjerë. Fillimisht u raportua për sulm me thikë, por IDF njoftoi se autori mbante automatik dhe ishte një arabo-izraelit.

Ora 15:32
IDF sulmon 150 baza të Hezbollahut! Sulm terrorist në stacionin e autobusit në Beersheva, 1 i vdekur dhe 8 të plagosur në Izrael! Vritet atentatori arabo-izraelit

Nga bombardimet në Liban

Edhe dita e sotme (6 Tetor) është shoqëruar me breshëri raketash dhe mortajash me IDF-së së Izraelit dhe Hezbollahu në Liban.

Teksa Tel Avivi njoftoi gjatë ditës mediat se kishte sulmuar 150 objektiva të Hezbollahut, pak më parë ishte ky i fundit që sinjalizonte se ishte kundërpërgjigjur. Por edhe një sulm në dukje terrorist ishte njoftuar në rajonin izraelit të Beersheva, duke lënë të paktën 1 të vrarë dhe 8 të plagosur në një stacion autobusi të zonës, teksa autori u vra nga forcat izraelite.

Netanyahu tha sot se do hakmerrej ndaj Iranit edhe i vetëm, teksa presidenti francez Macron bëri thirrje që Izraeli të mos furnizohej më me armë.

Për ngjarjen në Beersheva, ne stacionin e autobusit, Policia tha se po heton për të përcaktuar nëse sulmi, përveç raketave të Hezbollah, përfshinte edhe goditje me thikë dhe të shtëna me armë. Terroristi që kreu sulmin me një armë zjarri automatike sipas hetimeve paraprake, u qëllua për vdekje, tha shërbimi i ambulancës Magen David Adom. Ai ka kombësi arabo-izraelite.

Ushtria izraelite njoftoi goditjen e 150 objektivave të Hezbollah, duke nënvizuar se ka identifikuar dhe shkatërruar depo armësh, tunele dhe infrastrukturë tjetër të Hezbollahut në fshatrat e Libanit jugor.

“Ushtarët - vazhdon IDF - gjithashtu shkëmbyen armë zjarri me Hezbollahun në zonë dhe drejtuan sulme ajrore kundër njerëzve të armatosur dhe vendeve të përdorura nga grupi islamik. Objektivat e goditura nga Forcat Ajrore izraelite përfshinin vendet e lëshimit të raketave antitank, qelizat e agjentëve, tunelet dhe depot e armëve”, shkruan “La Repubblica”.

Nga sulmi terrorist në stacionin e autobusit, në Izrael
S.G/A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Drejtsi: 06/10/2024 19:30

    Per ata qe permenin 7 tetorin kthehuni ne 1948 kur vazhdoi Nakba kolonizimi i territorit histrorikisht Palestinez.Gjenocidi nder vite i palestinezve te cilet edhe pse pa drejt zgjedhje i priten hebrejt si miq.Kur tju hyj juve miku ne shtepi dhe vazhdoj tju marrin shtepin tju vrasin familjen dhe tju qoj me shpatulla pas murit pa zgjidhje pervec dhunes reciproke ather hec e flisni.Ne e kemi kaluar me serbet ne Kosov e ata njerz po e kalojn sot duke i bombarduar edhe ne xhami gje qe edhe per kryqzatat dhe ushtrit islame ne kohet e Baldwin e Salahudinit ishte e shemtuar te mendohej te prekej nje xhami apo kish.Allahu i denoft keta te pafe e financuesat e saj US UK qe krijuan urrejtje mes popujeve ne lindjen e mesme dhe po e kthejne ate territor ne nji varrez.

    Përgjigju
  • Beni: 06/10/2024 11:04

    Cfare te drejte ke ti more kriminel i ndyre , ke vrare mbi 20 mine femije o qelbesire , fajin e kane ata felliqesirat e anerikes qe te furnizojne ty me arme dhe te mbeshtetin sepse jeni te dy vende gjakatare

    Përgjigju
    • Besa: 06/10/2024 15:26

      Çfarë do të thoje ti zotëri nëse 1200 serbë do të fluturonin dhe me automatikë do fillonin të qëllonin mbi shtëpinë tënde?!

  • Sondazhi i ditës:
    9 Nëntor, 11:21

    A ju duken të sigurta kushtet e rrugëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Barcelona pëson humbjen e dytë, baskët e Real Sociedad e mposhtin me një gol

VIDEO/ Barcelona pëson humbjen e dytë, baskët e Real Sociedad e mposhtin me një gol