Netanyahu bëri thirrje për tërheqje/ Tanket e ushtrisë izraelite shkatërrojnë portën e godinës së paqeruajtësve të OKB-së në Libanin jugor

Netanyahu bëri thirrje për tërheqje/ Tanket e ushtrisë izraelite shkatërrojnë portën e godinës së paqeruajtësve të OKB-së në Libanin jugor

1728820600_tankeizraelite.JPG

Foto: Tanke izraelitë

Dy tanke izraelite “shkatërruan” portën kryesore të Forcave të Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Liban (UNIFIL) në jug të vendit.

Lajmi është raportuar nga vetë forcat paqeruajtëse të OKB-së.

Sipas një deklarate të UNIFIL incidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Ramiya - ku disa ushtarë izraelitë u panë të kalonin vijën blu drejt Libanit.

Rreth orës 4.30, ndërsa forcat paqeruajtëse ishin në strehimore, dy Tanket Merkava shkatërruan portën kryesore dhe u futën brenda. Ata kërkuan disa herë që baza të fikte dritat e saj.

Tanket u larguan rreth 45 minuta më vonë, pasi UNIFIL nëpërmjet mekanizmit tonë ndërlidhës thanë se prania e ushtrisë izraelite po rrezikonte forcat paqeruajtëse.

Përafërsisht në orën 6.40 të mëngjesit, paqeruajtësit në të njëjtin vend raportuan disa të shtëna 100 metra në veri. Ndërkohë pavarësisht vendosjes së maskave mbrojtëse, pesëmbëdhjetë paqeruajtës u lënduan, pasi tymi hyri në kamp.

“Paqeruajtësit po marrin trajtim. Për herë të katërt në po aq ditë, ne i kujtojmë IDF-së dhe të gjithëve detyrimet e tyre për të garantuar sigurinë e personelit, pronës së Kombeve të Bashkuara dhe për të respektuar paprekshmërinë e objekteve të OKB-së. Çdo sulm i qëllimshëm ndaj paqeruajtësve është një shkelje e rëndë e së drejtës ndërkombëtare humanitare dhe Rezolutës 1701 të Këshillit të Sigurimit", thuhet në deklaratë


Lajmi kryesor:

Lufta/ Bombardimet izraelite, 25 të vdekur në LIban e Gaza! Media: Hamasi planifikoi sulm si ai i 11 Shtatorit! Netanyahu thirrje OKB: Tërhiqni forcat paqeruajtëse nga Libani


Xh.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë