Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë gjatë fjalës së tij në OKB se "të gjithë do të ishim të vdekur" nëse Izraeli dhe SHBA-të nuk do ta sulmonin Iranin dhe nuk do të shkatërronin "objektet bërthamore" të Iranit.
Netanyahu përmendi një fjalim që mbajti 14 vjet më parë, ku qëndroi në të njëjtin podium dhe “vizatoi një vijë të kuqe” ku “u zotua të parandalonte diktaturën vrasëse të Iranit nga zhvillimi i bombave atomike” dhe armëve bërthamore.
Netanyahu tha se shënjestrimi i Iranit ishte një nga "vendimet më të lehta që kam marrë ndonjëherë si kryeministër".
Ai më pas pretendon se Izraeli po mbron shumë nga vendet, delegatët e të cilëve "sapo u larguan nga kjo sallë".
Udhëheqësi izraelit i akuzon këto vende për "hipokrizi", sepse shumë nga udhëheqësit e tyre "na falënderuan privatisht që shkatërruam armët bërthamore të Iranit".
Netanyahu tha gjithashtu se disa vende të huaja kanë “shpenzuar miliarda dollarë për të përhapur gënjeshtra” rreth Izraelit.
Ai fillimisht kritikon Katarin, duke pretenduar se vendi strehon operativë të Hamasit dhe përpiqet të "shpëlajë trurin e mendjeve të të rinjve që të urrejnë Izraelin, të urrejnë Amerikën, të urrejnë Perëndimin".
Vendi i fundit që është bërë "një superpërhapës i gënjeshtrave antisemite", tha Netanyahu, është Turqia.
Lajmi kryesor:
OKB/ Presidenti palestinez: S’do e braktisim tokën tonë! Netanyahu pritet me protesta brenda dhe jashtë sallës: Nëse nuk do ta kisha sulmuar Iranin, të gjithë do të ishim të vdekur!






