Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e ka udhëzuar kabinetin e tij që të fillojë “negociata të drejtpërdrejta” me Libanin “sa më shpejt të jetë e mundur”.
Sipas mediave të huaja, Netanyahu ka thënë se bisedimet do të përqendrohen në çarmatosjen e Hezbollahut dhe vendosjen e marrëdhënieve paqësore midis dy vendeve.
“Në dritën e kërkesave të përsëritura të Libanit për të hapur negociata të drejtpërdrejta me Izraelin, dje i dhashë udhëzime kabinetit që të fillojë negociatat e drejtpërdrejta me Libanin sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Netanyahu në një deklaratë.
Netanyahu tha se negociatat do të përqendroheshin në “çarmatimin e Hezbollahut dhe vendosjen e marrëdhënieve paqësore midis Izraelit dhe Libanit”.
“Izraeli mirëpret thirrjen e sotme nga Kryeministri i Libanit për të demilitarizuar Bejrutin”, shtoi Netanyahu.
Zyra e Presidentit Libanez, Joseph Aoun, i tha CNN-së se nuk kishte “asnjë koment” kur u pyet për vërejtjet e Netanyahut.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Netanyahu: Izraeli do fillojë bisedime direkte me Libanin! Ngushtica e Hormuzit ende e mbyllur, mediat: Teherani do të lejojë kalimin e 15 anijeve në ditë










