Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu thirri këtë të dielë një mbledhje urgjente të qeverisë duke kërkuar dëbimin e menjëhershëm të emigrantëve që morën pjesë në trazirat në rrugët e Tel Avivit.
Të shtunën, qindra mbështetës dhe kundërshtarë të qeverisë së Eritresë u përplasën me njëri-tjetrin dhe policinë izraelite, duke lënë pas dhjetëra të plagosur në rrugët e kryeqytetit izraelit.
“Ajo që ndodhi kaloi vijën e kuqe, ndodhën trazira, e gjakderdhje, kjo situatë është e papranueshme. Kërkojmë masa të forta ndaj pjesëmarrësve në trazira, përfshirë dëbimin e tyre të menjëhershëm”, tha Kryeministri Netanyahu.
Përplasjet ndodhën pasi mbështetës të qeverisë eritrease, u mblodhën pranë ambasadës së Eritresë në Tel Aviv për të festuar 30-vjetorin e ardhjes në pushtet të drejtuesit aktual të vendit, ndërkohë që kundërshtarët ishin autorizuar të mbanin një tjetër tubim të veçantë.
Eritreasit u përleshën nëpër rrugë duke përdorur mjete të forta, mes tyre shufra metali, gurë, madje edhe sopata. Ata thyen dritaret e dyqaneve dhe shkatërruan makina të policisë. Eritreasit përbëjnë shumicën e mbi 30 mijë azilkërkuesve afrikanë që ndodhen në Izrael. Eritrea është ndër vendet me gjendjen më të rëndë të të drejtave të njeriut. Azilkërkuesit në Izrael dhe gjetiu thonë se mund të vriten nëse rikthehen në Eritre.
M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Jeni dakord me nismën e Kishës Katolike për ndalimin e simboleve komuniste?
-
Po
36.9%
-
Jo
56.2%
-
Nuk e di
6.9%
Vota total: 290
Lajme të tjera
-
Ekspertët: Izraelit i duhet strategji e re kundër Hamasit
26 Nëntor, 22:55
-
Izraelitët e larguar nga Gaza më 2005 duan të kthehen pas mbarimit të luftës
26 Nëntor, 20:07
-
Lufta/ Largohet nga Gaza grupi i tretë i pengjeve, më e vogla 4 vjeç! Izraeli liron 39 të burgosur palestinezë! Netanyahu: Mund të zgjatet armëpushimi
26 Nëntor, 07:05
-
Ben Blushi: A mund të jetë Izraeli anëtar i NATO-s?
25 Nëntor, 13:51
-
Lufta/ Spitali në Izrael: Pengjet e liruara nga Hamasi janë në gjendje të mirë shëndetësore
25 Nëntor, 08:43
-
Lufta/ U vonua lirimi i pengjeve, Egjipti dhe Katari zgjidhin problemin! Hamasi: Do lirojmë pengjet e planifikuara për sot! I dorëzohen Kryqit të Kuq 13 pengje izraelitë dhe 7 të huaj
25 Nëntor, 07:32
-
Gaza/ Biden: Në kontakt me palët për zbatimin e 'çdo aspekti' të marrëveshjes për pengjet
24 Nëntor, 21:38
-
Ish-këshilltari izraelit për Sigurinë në Report Tv: Raketat e Hamasit, dorë e Iranit për të penguar paqen me vendet arabe! Me Shqipërinë na bashkon historia
24 Nëntor, 19:03
-
Lufta/ Lirohen 25 pengjet e para, 13 izraelitë dhe 12 tajlandezë! Biden: Ky është vetëm fillimi i marrëveshjes! Lirohen 39 të burgosur palestinezë
24 Nëntor, 07:33
-
Ministrja e Jashtme Gjermane: Ndërkombëtarët duhet të marrin përgjegjësi në Gaza! E dimë këtë nga përvoja me luftërat e tmerrshme në Ballkanin Perëndimor
20 Nëntor, 21:22
-
Papa Françesku: Të mos i dorëzohemi luftës, nga ajo fitojnë vetëm prodhuesit e armëve
19 Nëntor, 21:21
-
Faktorët që komplikojnë zgjidhjen me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinez
19 Nëntor, 17:09