/ATSH-DPA/ - Ndërkohë që marrëveshja bërthamore e Iranit po festohej në Vjenë, Teheran dhe Uashington si një "progres historik", një "kapitull i ri në marrëdhëniet ndërkombëtare" dhe një "fitore e diplomacisë dhe dialogut", në Jeruzalem apo Tel Aviv askush nuk po brohoret.
Ligjvënësit izraelitë nga i gjithë spektri politik e kritikuan atë së bashku me kryeministrin Benjamin Netanyahu duke e quajtur atë një "gabim historik trashanik".
"Kjo është një ditë e keqe për hebrenjtë, një ditë e keqe për Izraelin dhe një ditë e zezë për botën," u shpreh Yair Laip, një ish-ministër i Financave te partia opozitare "Yesh Atid".
"Marrëveshja lë në shkallë të gjerë infrastrukturën bërthamore të paprekur të Iranit dhe madje e legjitimon atë", sipas Efraim Inbar, profesor në studime politike në universitetin e Bar-llan.
"Kjo do të thotë që pasi klauzola që kufizon marrëveshjen të skadojë në 10-15 vjet, Irani shumë shpejt mund të krijojë një bombë bërthamore", argumentoi ai.
Jo vetëm Izraeli është i shqetësuar në lidhje me marrëveshjen.
"Gjithashtu, shtetet sunite myslimane si Egjypti dhe Arabia Saudite janë të shqetësuar duke nënkuptuar se ekziston rreziku i një gare për armët bërthamore, një makth strategjik për rajonin", vuri në dukje Inbar.
Në çdo rast, marrëveshja i jep fund izolimit të Iranit në Lindjen e Mesme dhe në botë duke çuar në një ndryshim të madh në bilancimin e pushtetit në rajon.
"Një nga shqetësimet kryesore të Izraelit është fuqizimi i iranianëve jashtë vendit, si grupit radikal libanez shiit Hezbollah, do të marrë guxim si rezultat", shtoi profesori.