/ATSH-AFP/ - Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu njoftoi dje nënshkrimin e një marrëveshjeje të rëndësishme mes qeverisë dhe një konsorciumi amerikan "Noble Energy" për shfrytëzimin e rezervave izraelite të gazit natyror në Mesdhe.
Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje pritet të kapërcejë muajt e luhatjeve ekonomike dhe mosmarrëveshjeve që kanë ngadalësuar shfrytëzimin e një pasurie të tillë që Izraeli e sheh si formë të rimëkëmbjes ekonomike ndoshta mjaft strategjike dhe të konsiderueshme.
Kompania "Noble Energy" dhe izraelitja "Delek Group" po punojnë sëbashku që nga viti 2013 në nxjerrjen e gazit në Tamar, rreth 80 kilometra në brigjet e Haifa-s. Së bashku dy kompanitë po zhvillojnë Leviathan-in, zona më e madhe gaz mbajtëse në Mesdhe ku nxjerrja e gazit në brigjet e Haifas parashikohet të nisë me shtrerrimin e zonave gaz mbajtëse në Tamar.