1700344596_benjaminnetanyahu.jpg

Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu deklaroi se ende nuk ka marrëveshje për lirimin e disa prej pengjeve të kapur nga Hamasi gjatë sulmeve të grupit militant të 7 tetorit.

Netanyahu mohoi ato që ai i quajti raportet e rreme se Izraeli po shqyrtonte një propozim për lirimin e të paktën 50 të rrëmbyerve. Kur qeveria të ketë diçka për të thënë, autoritetet do ta raportojnë atë, tha ai, raporton CNN.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë të premten se vlerësimi zyrtar i ushtrisë për pengjet që mbahen në Gaza është 237.

Netanyahu tha se ai ka ftuar përfaqësuesit e familjeve të pengjeve në një takim me kabinetin e luftës të Izraelit më vonë këtë javë.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Ushtria izraelite nxjerr pamjet e anëtarëve të Hamasit në ambientet e spitalit Al-Shifa sëbashku me pengjet