Në një intervistë për Fox News, Benjamin Netanyahu thotë se sulmet ndaj Iranit nisën për shkak se kishin nisur ndërtimin e objekteve të reja bërthamore.

“Arsyeja pse duhej të vepronim tani është sepse, pasi goditëm objektet e tyre bërthamore dhe programin e tyre të raketave balistike… ata filluan të ndërtonin objekte të reja… bunkerë nëntokësorë që do të bënin programin e tyre të raketave balistike dhe programin e tyre të bombave atomike imunë ndaj ndërhyrjes brenda disa muajsh,” tha kryeministri i Izraelit. “Nëse nuk veprohej tani, nuk do të mund të veprohej në të ardhmen,” shtoi ai.


Lajmi kryesor:

Lufta në Iran/ Trupat izraelite hyjnë në Liban pas sulmeve në Teheran e Bejrut! Goditet ambasada amerikane në Riad, Trump: Do të përgjigjemi!