Netanyahu reagon për mandat arrestin: Vendim atisemitik! Ai mund të arrestohet në 124 shtete të botës, përfshirë Shqipërinë

Kryeminsitri i Izraelit Benyamin Netanyahu bëri një reagim të pritshëm pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare penale të Hagës që shpalli mandatin e arrestit për krime lufte dhe kundër njerëzitmit.

"Vendimi antisemitik i Gjykatës Penale Ndërkombëtare është i barabartë me gjyqin modern të Dreyfus dhe do të përfundojë edhe kështu",- tha Netanyahu.

Gjyqi i Dreyfus, ish komanduesit të ushtrisë francize të fund viteve 1800 njihet gjerësisht si një gjyq i padrejtë ndaj një lideri hebre, të cilit i referohet edhe Netanyahu.

Por çfarë ndodh tani më mandatin e arrestit?

Së pari Netanyahut tashmë i priten rrugët për të udhëtuar. Ekzekutimi i tij është i detyrueshëm së paku për në vendet e BE dhë në total tek 124 vende në botë të cilat janë pjesë e statutit të Romës, një organizëm ndërkombëtar ku shtetet kanë një përfaqësues pasi kanë ratifikuar pjesmarrjen në të nëpërmjet organeve të tyre ligjbërëse dhe ku pranojnë vendimet e Hagës.

Pjesë e statutit të Romës është edhe Shqipëria, me dekret të Presidentit Alfred Moisiu, dhe Netanyahu tashmë nëse udhëton mund të arrestohet edhe në vendin tonë.

Vendimi i Hagës ndërkohë nuk ekzekutohet në Izrael dhe në SHBA, vende ku vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare Penale nuk kanë juridiskion. Një mandat arresti u lëshua njëjtë edhe për Vladimir Putin, në Mars 2023, i cili nuk është ekzekutuar.

K.M/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë