/ATSH-DPA/ - Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu hodhi poshtë sot një thirrje nga opozita për të pranuar refugjatët, të cilët ikin nga shteti fqinj, Siria.
"Izraeli nuk është indiferent ndaj tragjedisë njerëzore të refugjatëve nga Siria dhe gjithashtu nga Afrika", i tha Netanyahu kabinetit të tij të djathtë dhe nacionalist.
"Por, Izraeli është një vend i vogël, një vend shumë i vogël, që i mungon thellësia demografike dhe gjeografike. Prandaj, ne duhet të kontrollojmë kufijtë tanë, kundër emigrantëve të paligjshëm dhe terrorizmit", shtoi ai.
Ai vuri në dukje se Izraeli kishte mjekuar rreth 1 000 persona të plagosur nga Siria.
Ushtarët izraelitë shpesh marrin nga kufiri i saj sirianë të plagosur rëndë dhe pas mjekimit dhe shërimit i kthen sërisht në kufi.
Zyrtarisht Izraeli  e konsideron Sirinë një shtet armik dhe ka bërë disa luftëra me shtetin fqinj, që nga viti 1948.
Lideri i opozitës izraelite, Isak Herzog, i Partisë Laburiste të qendrës së majtë, tha dje se vendi duhet të pranojë refugjatë sirianë.
"Hebrenjtë nuk mund të jetë indiferentë, ndërsa qindra mijëra refugjatë janë duke kërkuar një strehë të sigurt", tha ai