Netanyahu: S’do të ketë armëpushim në Gaza, është koha për luftë! Do të vazhdojmë të godasim përbindëshat e Hamasit

Netanyahu: S’do të ketë armëpushim në Gaza, është koha për luftë! Do të vazhdojmë të godasim përbindëshat e Hamasit

1698696455_Netanjahu2.jpgKryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se nuk është koha për armëpushim në Rripin e Gazës. Lideri izraelit tha se komuniteti ndërkombëtar duhet patjetër të kërkojë që pengjet “të lirohen menjëherë dhe pa asnjë kusht”.

“Sikur Shtetet e Bashkuara që nuk do të pajtoheshin për një armëpushim pas sulmit në Pearl Harbor, apo pas sulmit terrorist të 11 shtatorit, as Izraeli nuk do të pajtohet për armëpushim me Hamasin, pas sulmeve të tmerrshme të 7 tetorit”, tha Netanyahu para gazetarëve të huaj.

“Thirrjet për një armëpushim janë thirrje që Izraeli t’i dorëzohet Hamasit, t’i dorëzohet terrorizmit, t’i dorëzohet barbarizmit. Kjo nuk do të ndodhë”, shtoi ai.

Kur u pyet nëse ai e ka konsideruar dorëheqjen, Netanyahu tha se e vetmja gjë që do të jepte dorëheqjen është Hamasi.

“Ne do t’i dorëzojmë në koshin e plehrave të historisë. Ky është qëllimi im. Kjo është përgjegjësia ime”, tha ai.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu shkroi në rrjete sociale se: "Terroristëve të Hamas -Isis -it u them: ju jeni përbindësha. Ne do të vazhdojmë t'ju ndjekim dhe t'ju godasim derisa të bini në këmbët tona."


Lajmi kryesor:

Lufta/ Netanyahu refuzon thirrjet për armëpushim: Është koha për luftë, do godasim përbindëshat e Hamasit! Shpëtohet ushtarja izraelite e marrë peng në Gaza


B.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës