IZRAEL- Revoltë natën, në Izrael. Kryeministri Benyamin Netanyahu shkarkoi ministrin e Mbrojtjes Yoav Galant dhe drejtuesit e protestave thirrën menjëherë disa demonstrata në të gjithë vendin. Përplasje nga Tel Avivi në Jerusalem, madje edhe pranë rezidencës së kryeministrit. Sipas mediave izraelite, qindra mijëra njerëz dolën në rrugë. Policia hodhi gaz lotsjellës drejt turmës si edhe u përpoq t’i shpërndante me ujë.
Ministri i shkarkuar Gallant ishte shprehur kundër reformës në sistemin e drejtësisë. Ndërkohë, mëngjesin e sotëm ka pasur edhe një reagim nga presidenti i Izraelit Isaac Herzog i cili i bëri thirrje qeverisë që të ndalë reformën në drejtësi.
"Për hir të unitetit të popullit të Izraelit, për hir të përgjegjësisë, ju bëj thirrje që të ndaloni menjëherë procesin legjislativ," tha ai në Twitter , duke shtuar se "sytë e të gjithë popullit të Izraelit janë mbi ju. ".
Një reagim pas protestave masive erdhi edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, John Kirby tha se janë të shqetësuar nga kjo situatë dhe se duhet një zgjidhje e menjëhershme. Netanyahu po shqyrton tërheqjen e reformës.
Pasi protestuan jashtë shtëpisë së Netanyahu, demonstruesit, duke valëvitur flamuj izraelitë dhe duke përplasur tenxhere e tigan, iu shmangën forcave të policisë dhe mbërritën në parlamentin e Izraelit, Knesset. Në Tel Aviv, protestuesit duke valëvitur flamurin bllokuan një nga autostradat kryesore për më shumë se dy orë dhe më pas u shpërndanë nga policia.
Reforma në drejtësi do t’i jepte qeverisë kontroll vendimtar mbi komitetin që emëron gjyqtarët. Ato gjithashtu do ta bënin më të vështirë për gjykatat të largonin një lider që konsiderohet i papërshtatshëm për detyrën, gjë që ka zemëruar shumë njerëz që e konsiderojnë atë në interes të presidentit aktual, Benjamin Netanyahu, i cili përballet me një gjyq të vazhdueshëm për korrupsion.
Netanyahu thotë se reformat janë krijuar për të ndaluar gjykatat të tejkalojnë kompetencat e tyre dhe se ato u votuan nga publiku në zgjedhjet e fundit. Pas shkarkimit, ish-ministri Gallant shkroi: Shteti i sigurisë së Izraelit ka qenë gjithmonë dhe do të jetë gjithmonë misioni im i jetës.
Një reagim pati edhe nga lideri i opozitës, Yair Lapid.
"Netanyahu mund të shkarkojë Gallantin, por ai nuk mund të shkarkojë realitetin ose të shkarkojë popullin e Izraelit që po përballet për t'i rezistuar çmendurisë së koalicionit," shtoi Lapid.
Gallant foli kundër reformës në drejtësi të shtunën, ku tha se anëtarët e Forcave të Mbrojtjes izraelite ishin të zemëruar dhe të zhgënjyer. Netanyahu, i cili ishte jashtë vendit në kohën e paraqitjes së Gallant në TV, tha se nuk kishte më besim tek ai si ministër i mbrojtjes. Kështu ai të dielën firmosi shkarkimin e tij. Kryeministri izraelit dëshiron të kalojë legjislacionin e ri në parlament deri në fund të javës.
Situata në Izrael vijon e tensionuar. Protesta intensive ka pasur gjatë natës kundër reformave të planifikuara në sistemin gjyqësor. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka vonuar një deklaratë publike të planifikuar - disa media izraelite sugjerojnë se ai mund të përballet me një revoltë nga partitë e ekstremit të djathtë në koalicionin e tij nëse ndalon planet Një grevë e përgjithshme e menjëhershme është kërkuar nga kreu i grupit më të madh sindikal të Izraelit, me pezullimin e nisjeve nga aeroporti kryesor i Tel Avivit.
Makina uji janë përdorur nga policia kundër protestuesve gjatë natës, pasi dhjetëra mijëra njerëz dolën në rrugë në protestë për shkarkimin e ministrit të Mbrojtjes Yoav Gallant. Gallant është shprehur kundër planeve për të riparuar sistemin e drejtësisë, i cili do të bënte që qeveria të marrë kontrollin e plotë mbi komitetin që emëron gjyqtarët dhe lejon parlamentin
Presidenti i Izraelit Isaac Herzog ka shtuar zërin e tij në thirrjet që kryeministri të ndalojë reformat Por partneri i koalicionit të ekstremit të djathtë Itamar Ben-Gvir tha se qeveria nuk duhet "t'i dorëzohet anarkisë". Shtëpia e Bardhë në SHBA ka lëshuar një deklaratë duke i kërkuar Izraelit të gjejë një kompromis sa më shpejt të jetë e mundur