Netahyanu do të takohet të martën me Biden në SHBA! Houthis-popullit: Përgatituni për luftë të gjatë me Izraelin

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu do të takohet të martën në Uashington me Presidentin e SHBA Joe Biden.

Dy liderët janë takuar për herë të fundit personalisht në Tel Aviv më 18 tetor, pak pas sulmit të kryer nga Hamasi në jug të Izraelit, më 7 tetor.

Ndërkohë, pas sulmeve intesive të Izraelit mbi Jemen më 20 korrik, grupi Houthis ka paralajmëruar popullin të përgatitet për një luftë të gjatë. Në 24 orët e fundit nga sulmet në Gaza janë regjistruar mbi 60 viktima, dhe gjasat për armëpushim janë të papërfillshme.

“Përgatituni për një luftë të gjatë me armikun”. Ky është mesazhi që grupi Houthis i drejtoi popullit të Jemenit, pas bombardimit izraelit të një magazine nafte në portin e Hodeida. Sulmi izraelit më 20 korrik, që shkaktoi 6 viktima dhe dhjetëra të plagosur është dënuar edhe nga Irani. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme tha se “për sa kohë që agresioni i regjimit sionist vazhdon në Palestinë, veçanërisht në Gaza, paqja nuk do të kthehet në rajon", tha ai. 

Së fundmi, Houthis, i mbështetur nga Teherani zyrtar, ka lajmëruar se raketa të shumta balistike janë hedhur drejt Izraelit dhe anijes amerikane Pumba në Detin e Kuq. Grupi jemenas bën me dije se sulmet ndaj Izraelit do të vazhojnë, për sa kohë që "agresioni" kundër popullit palestinez është aktiv.

Në 24 orët e fundit në Gaza, janë shënuar 64 të vrarë, ndërsa që nga 7 tetori i vitit 2023, numri i viktimave ka shkuar në afro 39 mijë viktima, si dhe rreth 90 mijë të plagosur. Pavarësisht përpjekjeve të shumta nga ndërkombëtarët, të gjitha propozimet për armëpushim me qëllim arritjen e paqes janë hedhur poshtë, ndërkohë që për Izraelin zhdukja e Hamas duket e panegociueshme.

S.B/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës