Netanyahu zotohet për një luftë të gjatë: Do lëvizim çdo gur për të liruar pengjet

Netanyahu zotohet për një luftë të gjatë: Do lëvizim çdo gur për të liruar pengjet

Benjamin Netanyahu

1702762399_benjaminnetanyahu.jpg

Benjamin Netanyahu

Lufta e Izraelit në Gaza “do të jetë një luftë e gjatë” dhe është larg përfundimit, tha të hënën (25 Dhjetor) kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

Kjo vjen një ditë pasi Netanyahu përsëriti angazhimin e Izraelit ndaj përpjekjeve të luftës, duke thënë se ushtria po “intensifikonte” operacionet brenda brezit.

Të paktën  250 njerëz u vranë  dhe 500 të tjerë u plagosën gjatë 24 orëve të fundit në qendër të Gazës, tha të hënën ministria e shëndetësisë e kontrolluar nga Hamasi. Më shumë se 20,000 njerëz janë vrarë që nga fillimi i konfliktit në fillim të tetorit.

Ditën e djeshme familjet e pengjeve e ndërprenë Netanyahun ndërsa ai fliste gjatë një sesioni të posaçëm të parlamentit, duke shprehur kundërshtimin e tyre, kur tha se trupave mund t’u duhet më shumë kohë në Gaza. 

 "Ne besojmë që t’i sjellësh në shtëpi çdo minutë është si ferr”, u shprehën familjarët

Benjamin u shpreh: Do të tundim çdo pemë dhe do të kthejmë përmbys çdo gur për të rikthyer të gjithë të rrëmbyerit. Secili prej tyre është i çmuar.

Gjithashtu dje Irani dhe disa nga përfaqësuesit e tij të armatosur u zotuan të hakmerren kundër Izraelit pas vrasjes së supozuar të një komandanti të lartë të Gardës së Revolucionit Islamik në Siri. 

Komandanti i IRGC-së Seyyed Razi Mousavi u vra të hënën në një sulm ajror izraelit që synoi një periferi të Damaskut, njoftoi IRNA shtetërore iraniane, duke cituar një deklaratë nga marrëdhëniet publike të IRGC.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Pasi i zhvarrosi Izraeli kthen trupat e 80 viktimave palestineze, Hamas: U janë marrë organet! OKB-ja emëron zëvendëskryeministren holandeze si koordinatore të ndihmës për Gazën


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 14 vjeçarit/ Policia reagon për dëshminë e babait të shokut të Martinit: Nuk ka një autor të dytë

Vrasja e 14 vjeçarit/ Policia reagon për dëshminë e babait të shokut të Martinit: Nuk ka një autor të dytë